Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjaë seancës së 16 prillit. Ndryshimet kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burg për dhunën në familje nga 2 vite që ishte.

Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg. Deri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore.

Ndërkaq, deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet burg do të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.

10 veprimet që ju çojnë drejt burgut
1. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj

2. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

3. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

4. Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

5. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

6. Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

7. Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

8. Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

9. Dhuna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.

10. Dhuna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim.

The amendments to the Criminal Code, approved by the Parliament during the April 16 session, enter into force today. The changes criminalize for the first time the quarantine breach in time of epidemic as well as the psychological pressure on family members, while increasing the sentence to 3 years in prison for domestic violence from 2 years it was.

As of today, 10 acts constitute a criminal offense and are punishable by imprisonment. To date, such behavior has not been banned or simply constituted a minor offense, which could be punishable by a fine. 7 new criminal offenses are related to breaking the quarantine in time of epidemic and spreading the infection intentionally or without care. As of today, violating the guidelines of state authorities at the time of the epidemic, is punishable by a fine or up to 6 months in prison. Violation of business rules is punishable by a fine of up to 2 years in prison. Quarantine breach is punishable by up to three years in prison, while the spread of infection is intentionally punishable by up to 5 years in prison and up to 8 years in prison when the spread of the infection has serious consequences. These actions are punishable by imprisonment until June 23, 2020, which coincides with the postponement of the state of natural disaster.

Meanwhile, up to 3 years in prison will be sentenced to psychological pressure on a woman, ex-wife, cohabitant or person in a relationship or former intimate relationship. Three years in prison will also be subject to psychological pressure and violence against a woman, ex-wife, cohabitant or person in a relationship or former intimate relationship, mora, grandchildren, nieces, nephews, parents, father-in-law, mother-in-law, bride, sister-in-law, etc. When this offense is repeated, he is sentenced to 1 to 5 years in prison.

10 actions that lead you to jail
1. Violation of the rules in time of epidemic, when the offender has previously taken an administrative measure, is punishable by a fine or imprisonment of up to six months

2. Violation of the rules in time of epidemic, exercising commercial activity, is punishable by a fine or imprisonment of up to two years.

3. Failure to comply with the order given by the competent bodies for quarantine, shall be punishable by imprisonment of two to three years.

4. Violation of quarantine rules by the person carrying the infectious disease is punishable by imprisonment of two to three years.

5. Deliberate spread of infectious disease is punishable by two to five years in prison.

6. The spread of infectious disease by negligence, is punishable by a fine or imprisonment of up to two years.

7. Deliberate or negligent spread of infectious disease, causing serious health or life-threatening consequences, is punishable by three to eight years in prison.

8. Psychological pressure on the spouse, ex-spouse, cohabitant or former cohabitant, against the person in a relationship or former intimate relationship with the perpetrator, with consequent violation of his physical, psycho-social and economic integrity, is punishable by imprisonment of up to three years.

9. Violence and psychological pressure on persons of the opposite sex (prenatal, postnatal, siblings, uncles, nieces, nephews, nieces, nephews of siblings), or close relatives (father-in-law, mother-in-law, son-in-law, bride, bride) , brother-in-law, stepfather, stepmother, stepfather and stepmother), is punishable by up to three years in prison.

10. Repeated violence and psychological pressure on all members of the family circle, including those in a relationship or former intimate relationship, are punishable by one to five years in prison.