Një ambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjecar ditën e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës. Fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, në afërsi të fshatit Bularat.

Dyshime të reja janë ngritur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, pasi Harta Digjitale e Aksidenteve shkruan se ambulanca që po ecte me 100km/h po transportonte persona për në pikën kufitare nkundrejt pagesës.

Njoftohet se kanë nisur hetimet nga ana e autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Postimi i plotë i HDA: Ambulanca që përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë dyshohet se ka qenë duke bërë rrugë ilegale, duke transportuar njerëz jashtë radhe kundrejt pagesës për në pikën kufitare…! Këtë gjë e kanë pohuar disa dëshmitarë okularë në Kakavijë të cilët forcojnë dyshimet se përse i duhej të ecte ambulanca bosh me mbi 100 km/h në një zonë me mijëra njerëz nëpër rrugë dhe aq më tepër me fenelina të ndezura por pa sinjalin akustik për të mos ngjallur dyshime sepse e bënte shpeshherë në ditë atë rrugë. Autoritet kanë filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe nëse këto do të vërtetohen, atëherë kjo do të ishte një tragjedi e përmasave përtej njerëzores….!

 

An ambulance crashed to death a 10-year-old child yesterday at the Kakavija border crossing. The child was in the shade together with his mother, at the moment when he was taken forward by the ambulance, near the village of Bularat.

New suspicions have been raised about this serious event, as the Digital Map of Accidents writes that the ambulance that was walking at 100km / h was transporting people to the border point for a fee.

It is reported that the authorities have launched an investigation to fully clarify the serious incident.

Full HDA post: The ambulance that crashed to death the 10-year-old in Kakavija is suspected to have been doing illegal routes, transporting people out of line for payment to the border crossing pik! This has been confirmed by some eyewitnesses in Kakavija who strengthen the suspicions why he had to walk in an empty ambulance with over 100 km / h in an area with thousands of people on the streets and even more so with lit phenols but without the acoustic signal for him did not arouse suspicion because he often did that day in the day. Authorities immediately launched an investigation to uncover these events and if these are proven, then this would be a tragedy of beyond human proportions!.!