Zvicër – Në procesin gjyqësor për tentim vrasjeje që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Zyrih kundër një çifti shqiptar nga Kosova të enjten, prokurori ka bërë deklaratën e tij. Ai ka kërkuar që ndihmësja e infermieres, kosovarja 53 vjeçe të dënohet me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vrasjeje, shkruan gazeta Tages Anzeiger.

Gruaja, sipas akuzës, ka tentuar të mbysë të shoqin duke i dhënë me pijen një përzierje helmuese barnash, transmeton albinfo.ch. Pastaj, kur tentimi nuk kishte treguar sukses, ajo ka provuar që ta mbusë burrin duke ia lidhur në qafë një kabllo.

“Ky është një shembull i dorës së parë i një tentim vrasjeje me helmim”, ka thënë prokurorij.

Motivi i saj për të mbytur bashkëshortin ka qenë i qartë: ata të dy kishin investuar paratë e tyre në disa prona në Kosovë, që ishte një projekt i përbashkët i tyre, përcjell albinfo.ch. Por kur burri kishte gjetur një të dashur më të re në Kosovë dhe kishte dashur t`ia kalonte asaj bashkëpronësinë e shtëpive atje, për gruan gjithçka ishte bërë e qartë: ajo duhej ta hiqte qafe bashkëshortin.

Nga ana tjetër, prokurori ka një akuzë edhe për bashkëshortin, burrin 48 vjeçar që kishte shpëtuar nga vdekja në momentin e fundit. Ai akuzohet për përdhunim, vepër kjo për të cilën prokurori kërkon 4 vjet heqje lirie dhe 10 vjet dëbim nga Zvicra .

“Ai ishte egoist dhe i dhunshëm në marrëdhënien seksuale”, thotë prokurori. Sipas tij, ai e ka poshtëruar gruan gjatë lojërave seksuale.

Kërkesa krejtësisht të ndryshme kanë mbrojtësit e të dyve: ata kanë kërkuar të shpallen të pafajshëm klientët e tyre. Avokati i gruas e ka përshkruar martesën e saj si një martirizim shumëvjeçar.

“Ajo është viktima, ai është dorasi”, ka thënë avokati. Sipas tij, klientja e tij kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Të gjitha këto, avokati i burrit i a quajtur gënjeshtra, transmeton albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për hakmarrjen e një bashkëshorteje të braktisur dhe të zhgënjyer.

Gjykata e Qarkut e Zyrihut do ta shpallë vendimin e saj të mërkurën që vjen.

Switzerland – In the trial for attempted murder that is taking place in the District Court in Zurich against an Albanian couple from Kosovo on Thursday, the prosecutor has made his statement. He demanded that the assistant nurse, a 53-year-old Kosovar woman, be sentenced to 16 years in prison and 15 years deported from Switzerland for the criminal offense of attempted murder, writes the newspaper Tages Anzeiger.

The woman, according to the accusation, tried to strangle her husband by giving him a poisonous mixture of drugs, reports albinfo.ch. Then, when the attempt had not shown success, she tried to stuff the man by tying a cable around his neck.

“This is a first-hand example of an assassination attempt with poisoning,” prosecutors said.

Her motive for strangling her husband was clear: they both had invested their money in several properties in Kosovo, which was a joint project of theirs, albinfo.ch reports. But when the husband found a younger boyfriend in Kosovo and wanted to transfer the co-ownership of the houses there to her, everything became clear to the wife: she had to get rid of her husband.

On the other hand, the prosecutor also has an accusation against her husband, the 48-year-old man who had escaped death at the last moment. He is accused of rape, an offense for which the prosecutor demands 4 years of imprisonment and 10 years of deportation from Switzerland.

“He was selfish and violent in sexual intercourse,” said the prosecutor. According to him, he humiliated the woman during sexual games.

The defenders of both have completely different demands: they have sought to declare their clients innocent. The woman’s lawyer has described her marriage as a multi-year martyrdom.

“She is the victim, he is the hand,” said the lawyer. According to him, his client had acted in self-defense.

All this, the husband’s lawyer called lies, reports albinfo.ch. This is about the revenge of an abandoned and disappointed wife.

The Zurich District Court will announce its decision next Wednesday.