Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 17-vjeçare është kërcënuar për një vit rresht nga shoku i saj i klasës dhe ish i dashuri. Arsyeja ishte se ajo i dha fund lidhjes me të riun për shkak se ky i fundit përdorte ‘mall’ dhe e rrihte. Pasi ai u braktis nga shoqja e shkollës, përplasjet mes tyre disa herë përfunduan për t’u zgjidhur tek mësuesit dhe në fund, çështja përfundoi në policinë Nr.4 në kryeqytet. Adoleshenti e ka kërcënuar vajzën se do t’i hidhte bombë në shtëpi dhe do t’i vriste vëllain.

Sipas gazetës Si, adoleshentja A. A kallëzoi për përndjekje bashkëmoshatarin me inicialet O. N, i cili për shkak të moshës së mitur nuk u arrestua. “Kam pasur një histori që nisi një vit më parë në nëntor 2019, O. N. e kam shok klase. Një ditë ai më kërkoi adresën e Instagramit dhe prej aty ne u afruam më shumë, derisa u lidhëm dhe unë u deklarova si e dashura e tij, – pohon në polici e mitura. Nxënësja shton se si i dashuri i saj nevrikosej shpesh dhe se si nuk vetëkontrollohej, veçanërisht sa herë përdorte hashash.

Por nxënësja ka duruar deri ditën kur duke dalë nga shkolla nën shoqërinë e një shoqeje, ajo u sulmua nga ish i dashuri. “Më vendosi dorën në qafë dhe në fytyrë, filloi të më shante me fjalë banale. Më pas erdhi mbas meje duke bërtitur dhe sharë, më pas më gjuajti me shpullë mbas koke, derisa u rrëzova përtokë ku edhe aty vazhdoi të më godasë me shkelma dhe grushte”, kujton në polici 17-vjeçarja. Pas këtij problemi, adoleshentja ka hyrë me vrap në shkollë ku dhe ka takuar mësuesen.

“Gjatë kohës që ishim të lidhur bashkë, – rrëfen adoleshentja – ai ishte vazhdimisht i dhunshëm dhe shumë herë më kërcënonte se do më vriste vëllain në rast se ndahesha prej tij. E pyetur nga policia për rrethanat e njohjes, 17-vjeçarja kujtoj se historia me shokun e klasës nisi në tetor 2019 dhe bukuria e lidhjes ka zgjatur vetëm një muaj. “Me justifikimin se ishte xheloz, ai nisi të ushtronte dhunë psikologjike, më tej me dhunë fizike. Gjatë gjithë kohës më ofendonte me fjalë banale. Madje, gjatë karantinës ai ishte aq xheloz, saqë më kërcënoi në telefon, – do të ther vëllain”.

Adoleshentja insiston se gjatë intensitetit të lidhjes edhe në Instagram, ajo i ishte rrëfyer për pikën e dobët që ishte i vëllai dhe familja ndaj dhe ish i dashuri e kërcënonte në këtë pikë. “Ai më thoshte do të hedh bombë në shtëpi, isha e frikësuar dhe nuk mundesha të flisja me prindërit. Ditën që më sulmoi, bisedova me mësuesen kujdestare”, thekson 17-vjeçarja. Siç bëjnë me dije burimet e gazetës “Si”, komisariati numër katër u njoftua nga mësuesit e shkollës, që pasi folën me nxënësen i kërkuan direkt praninë e oficerit të sigurisë në shkollë.
Mes personave që u pyetën është edhe mësuesja kujdestare, sipas të cilës ishte duke dhënë mësim kur nxënësja hyri duke qarë dhe i kërkoi ndihmë “Më kishin treguar nxënësit e tjerë, por vajza e mohonte ndonëse e kam pyetur herë pas here deri ditën kur u bind se duhet të fliste, – shton mësuesja përpara agjentëve të krimeve. E pyetur se çfarë sjellje ka adoleshenti, ajo e përshkruan si një fëmijë dhe nxënës problematik që jo vetëm është i dobët në mësime, por që gjithashtu shpesh sillej agresiv. Për problemet e nxënësit me drogën mësuesit kanë ngritur supet, duke mohuar të kishin dijeni, ndërkohë që sipas policisë pas përpilimit të deklaratave, edhe pse nuk u arrestua, 17-vjeçari do të dërgohet në prokurori për t’u hetuar më tej për akuzën e përndjekjes./ Marrë nga gazeta Si

A serious event was discovered in Tirana, where a 17-year-old girl was threatened for a year by her classmate and ex-boyfriend. The reason was that she ended the relationship with the young man because the latter used ‘merchandise’ and beat him. After he was abandoned by his schoolmate, the clashes between them ended several times to be resolved with the teachers and in the end, the case ended in the No. 4 police in the capital. The teenager threatened the girl that he would throw a bomb at her house and kill her brother.

According to the newspaper Si, the teenager A. A reported for persecution the peer with the initials O. N, who due to his juvenile age was not arrested. “I had a story that started a year ago in November 2019, O. N. I have a classmate. “One day he asked me for his Instagram address and from there we got closer, until we connected and I declared myself his girlfriend,” the juvenile told the police. The student adds how her boyfriend often got upset and how he did not control himself, especially whenever he used hashish.

But the student endured until the day when leaving school in the company of a friend, she was attacked by her ex-boyfriend. “He put his hand on my neck and face, started cursing me with banal words. “Then he came after me shouting and cursing, then he slapped me on the back of the head, until I fell to the ground where he continued to hit me with kicks and punches,” the 17-year-old recalls to the police. After this problem, the teenager ran to the school where she met the teacher.

“During the time we were together,” the teenager said, “he was constantly violent and often threatened to kill my brother if I broke up with him.” Asked by the police about the circumstances of the acquaintance, the 17-year-old recalled that the story with her classmate started in October 2019 and the beauty of the relationship lasted only a month. “With the excuse that he was jealous, he started using psychological violence, further with physical violence. He insulted me with banal words all the time. “Even during the quarantine, he was so jealous that he threatened me on the phone, ‘I will slaughter my brother.’

The teenager insists that during the intensity of the connection even on Instagram, she was told about the weak point that her brother and family were towards and her ex-boyfriend threatened her at this point. “He told me I would throw a bomb at home, I was scared and I could not talk to my parents. “The day she attacked me, I talked to the caretaker teacher,” said the 17-year-old. According to the sources of the newspaper “Si”, the commissariat number four was notified by the teachers of the school, who after talking to the student directly asked for the presence of the security officer at the school.
Among the people who were asked is the caretaker teacher, according to whom he was teaching when the student came in crying and asked for help. that he should have spoken, – adds the teacher in front of the crime agents. Asked what behavior the teenager has, she describes him as a problematic child and student who is not only weak in lessons, but who also often behaved aggressively. Teachers have shrugged off the students’ problems with drugs, denying any knowledge, while according to the police, after compiling the statements, although he was not arrested, the 17-year-old will be sent to the prosecutor’s office to be further investigated for the accusation. persecution./ Taken from the newspaper Si