Prindërit e një foshnje 18-muajshe kanë denoncuar në polici pronaren e çerdhes, pasi dyshojnë se është fajtore për incidentin e ndodhur në institucion, ku fëmija e tyre ka thyer këmbën.

Policia njofton se më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H. 46 vjeçe, pronarja e një çerdheje, pasi shtetasi O. J. kallëzon se gjatë qëndrimit në çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18-muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The parents of an 18-month-old baby have reported the owner of the kindergarten to the police, as they suspect that she is guilty of the incident that took place in the institution, where their child broke his leg.

The police announces that on 08.05.2021, the materials were referred to the Prosecution at the Court of First Instance Tirana for the citizen VH 46 years old, the owner of a nursery, after the citizen OJ reports that during the stay in the nursery he injured and broke the baby’s ankle his 18-month-old. Work is underway to clarify the circumstances of the event.

The materials were forwarded to the Prosecution at the Court of First Instance in Tirana, for further action.