Bjonda Haliti është një vajzë shqiptare 22-vjeçare e diagnostikuar me Covid-19. Ajo jeton në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë virale në mediat sociale pasi në profilin e saj në Twitter po ndan çdo informacion të mundshëm lidhur me sëmundjen me ndjekësit e saj.

Kështu e nis Bjonda postimin e saj:

Jam 22 vjeç dhe kam rezultuar me Covid-19. Dua të ndaj eksperiencën time me ata që kanë të njëjtën moshë me mua për t’ju ndërgjegjësuar dhe për të larguar çdo stress, ankth që keni për shkak të kësaj pandemie.
22-vjeçarja ju përgjigjet rregullisht pyetjeve që ndjekësit e saj kanë rreth sëmundjes dhe madje shkruan çdo ditë për gjendjen e saj. Në një nga postimet ka dërguar për ndjekësit edhe një fotografi me lëngjet që konsumon duke theksuar se është shumë i rëndësishëm hidratimi.

Bjonda shkruan:

Dua t’ju tregoj se unë jam izoluar në shtëpi si edhe më është rekomanduar prej doktorit tim. Po ju dërgoj një fotografi të lëngjeve që unë përdor për tu hidratuar. Duhet të dini se është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Uji është shumë i rëndësishëm.

Bjonda Haliti is a 22-year-old Albanian girl diagnosed with Covid-19. She lives in California in the United States and has gone viral on social media after sharing in her Twitter profile any potential illness-related information with her followers.

This is how Bjonda starts her post:

I am 22 and have resulted in Covid-19. I want to share my experience with those of my age to make you aware of and relieve any stress, anxiety you have about this pandemic.
The 22-year-old regularly answers questions that her followers have about the illness and even writes daily about her condition. In one of the posts he sent to the followers a picture of the juices he consumed, pointing out that hydration is very important.

Bjonda writes:

I want to tell you that I am isolated at home as recommended by my doctor. I’m sending you a picture of the juices I use to hydrate. You need to know that it is extremely important to stay hydrated. Water is very important.