Një ngjarje ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje nga një 44-vjeçar me inicilale L.S. Ndërsa e moshuara me iniciale E.Q. kishte dalë nga shtëpia e vajzës së saj, burri i është afruar në shenjë “përkujdesjeje” duke iu drejtuar “Të mbyti virusi moj nëne”, dhe në atë moment i ka këputur varësen e floririt dhe ka ikur me vrap. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një mbikalim afër një qendre tregtare në autostradë. Në atë moment gruaja ka kërkuar ndihmë dhe menjëherë bashkëshorti i saj i është vënë në ndjekje autorit.

Ajo tha:

Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë. Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen.
Kur u kap nga policia hajduti u lut “më lëshoni, e bëra për bukën e gojës”. Ndërkohë e moshuara ka konfirmuar se ishte pikërisht ai në momentin e ndalimit të hajdutit. “Ky është. Ky ma rrëmbeu varësen”, u shpreh ajo.

Mësohet se 44-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi edhe në vitin 2011 ishte kapur për vjedhje dhe akuzuar për dhunë në familje.

An incident occurred in Tirana, where an elderly woman fell prey to a robbery by a 44-year-old with the initials L.S. While the elderly with the initials E.Q. had left her daughter’s house, her husband approached her as a sign of “care”, addressing her “My mother was killed by the virus”, and at that moment he broke his gold pendant and ran away. It is learned that the incident happened at an overpass near a shopping center on the highway. At that moment the woman asked for help and immediately her husband was put in pursuit of the author.

She said:

The husband was walking a few feet ahead, we were returning from the girl’s house where we keep the granddaughter and we were going to our house. That boy approached and told me to kill my mother virus. Then he put his hands on my throat and with the other hand pulled the pendant.
When he was caught by the police, the thief prayed “let me go, I made it for the bread of my mouth”. Meanwhile, the elderly woman has confirmed that it was exactly him at the time of stopping the thief. “This is it. This one snatched my pendant,” she said.

It is learned that the 44-year-old has a previous criminal record, as in 2011 he was caught stealing and accused of domestic violence.