Një tjetër lajm i keq ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga spitali Infektiv, ku është shënuar viktima e 5-të nga koronavirusi në vendin tonë.

Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, një 48-vjeçar, ndërsa kanë qenë familjarë të tij ata që e kanë konfirmuar lajmin, edhe në rrjetet sociale.

Mësohet se 48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel në zonën e Unazës së Re në Tiranë, si dhe ka shërbyer si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve, ndërsa gjendej i shtruar prej dhjetë ditësh në spitalin Infektiv, ku dhe po mbahej në frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola, me të cilin duket se kanë qenë dhe të afërm.

Ministria e Shendetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për të dhënë të rejat, ku pritet të konfirmohet edhe rasti, ndërsa deri dje në Shqipëri zyrtarisht ishin 104 persona të infektuar dhe 4 të vdekur.

Another bad news has arrived this morning from the Infectious Disease Hospital, where the 5th coronavirus victim has been listed in our country.

Sources suggest that a 48-year-old man died this morning at the infectious hospital, while his family members confirmed the news, even on social media.

It is learned that the 48-year-old from Puka was co-owner of a hotel in the New Ring area in Tirana, and served as director of state offices for the northern area.

He was the father of four children, while he was hospitalized for ten days in the Infectious Disease Hospital, where he was being held in direct respiration.

It is learned that he was in touch with the zero V.Kola patient, with whom he appears to have been relatives.

The Ministry of Health is expected to come out at 11:00 am to deliver the news, which is expected to confirm the case, while until yesterday there were officially 104 people infected and 4 dead in Albania.