Të marrësh vendime të shëndetëshme përsa i përket ushqimit është hapi i parë drejt një organizmi gjithashtu të shëndetëshëm. Zgjedhja e ushqimeve të duhura është më e thjeshtë nga sa duket, ndaj mund të filloni fare lehtë të mbani trupin në formë. Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.

Arrat
Arrat janë ndë rushqimet më të dobishme për shëndetin e grave. Së pari ndihmojnë me mbajtjen e trupit në peshën e duhur të tij, pasi ju ngopin shpejt. Gjithashtu njihen si një antidepresiv natyral shumë i mirë. Duke qenë se depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat, arrat janë një kurë e mrekullueshme për t’i bërë ballë atij. Mundohuni të konsumoni çdo ditë një grusht të vogël me arra. Mund t’i hidhni sipër në ushqime, sallatra apo tek kosi ose t’i shijoni ashtu siç janë në ndonjë vakt të pasdites.

Turshitë
Ushqimet e fermentuara në mënyrë natyrale, siç janë edhe turshitë njihen si probiotikë të mrekullueshëm. Shumë të këshillueshme për këdo, tek shëndeti i femrave veçanërisht luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Kjo pasi ndihmojnë trupin të lagrojë infeksionet dhe të mbajë të shëndetëshëm traktin urinar. Veprojnë gjithashtu edhe si medikamente natyrale kundër dhimbjeve të stomakut, barkut apo diarresë. Zgjidhni të konsumoni ato që ju pëlqejnë më shumë duke nisur që nga ullinjtë e deri tek kastravecat turshi, apo edhe ushqime të tjera të fermentuara si kosi.

Perimet jeshile
Perimet jeshile e kryesisht ato me gjethe siç janë spinaqi apo lakra, janë të pasura me fibër,folate, kalcium, magnez, vitaminë A dhe E. Veçanërisht folatatet janë të rëndësishme për shëndetin e mirë të një gruaje. E mira e këtyre perimeve është se mund t’i gjeni kudo dhe në shumicën e kohës janë të freskëta. Gatimet dhe kombinimet e tyre janë gjithashtu të shumta ndaj kujdesuni t’i konsumoni ato sa më shumë.

Bajamet
Një grusht i vogël me bajame do t’ju ndihmojë të qëndroni në peshën e duhur trupore. Të pasura me fibra dhe vitamina, bajamet do t’i sigurojnë trupit tuaj të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave shumë të rëndësishme për organizmin.

Kumbullat e thata
Kumbullatat e that njihen për vetitë e tyre kundra plakjes dhe për gratë ky është një problem shqetësues. Vetëm pesë kumbulla të thata të ditë sipas mjekëve ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gratë të cilat janë në prag të menopauzës apo ato që vuajnë nga osteoporoza. Kështu për të ndihmuar shëndetin e mirë të kockave tuaja, fusni në ditetën e përditëshme ushqimore edhe pesë kumbulla të thata./AgroWeb

Making healthy decisions about food is the first step towards a healthy body. Choosing the right foods is easier than it sounds, so you can easily keep your body in shape. In women’s health, certain vitamins and foods help the body to function properly.

walnuts
Walnuts are among the most beneficial foods for women’s health. First help with keeping the body at its proper weight, as they saturate you quickly. Also known as a very good natural antidepressant. Because depression is more common in women than in men, nuts are a great way to cope. Try to consume a small handful of nuts every day. You can top them with food, salads or yogurt or enjoy them as they are at an afternoon meal.

pickles
Naturally fermented foods, such as pickles, are known as wonderful probiotics. Very advisable for anyone, women’s health in particular plays a very important role. This is because they help the body absorb infections and keep the urinary tract healthy. They also act as natural remedies for stomach, abdominal or diarrhea pains. Choose to consume the ones you like best, from olives to pickled cucumbers, or other fermented foods such as yogurt.

Green vegetables
Green vegetables, especially leafy vegetables such as spinach or cabbage, are rich in fiber, folate, calcium, magnesium, vitamins A and E. Especially folate is important for a woman’s good health. The good thing about these vegetables is that you can find them everywhere and most of the time they are fresh. Their cooking and combinations are also numerous, so be sure to consume them as much as possible.

almonds
A small handful of almonds will help you lose weight. Rich in fiber and vitamins, almonds will provide your body with all the necessary amount of fiber that is very important for the body.

Dried plums
Dried plums are known for their anti-aging properties and for women this is a worrying problem. Just five dried plums a day according to doctors help in good bone health. This is especially important for women who are on the verge of menopause or those who suffer from osteoporosis. So to help keep your bones healthy, add five more prunes to your daily diet./AgroWeb