Policia ka dhënë detaje rreth ndjekjes që iu bë një personi mesditën e së shtunës në Tiranë.

Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë, e cila drejtohej nga 59-vjeçari D.S. Njoftohet se 59 vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative.

Gjithashtu, personi në fjalë, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.”

Police have provided details about the pursuit of a person at noon on Saturday in Tirana.

Five municipal police cars followed a pickup truck, which was driven by 59-year-old D.S. It is reported that the 59-year-old has opposed the employees of the Municipal Police, as he did not agree to impose an administrative measure.

Also, the person in question, in an attempt to leave with his vehicle, slightly injured the leg of the Municipal Police employee, who left the hospital after receiving medical treatment.

The pursuit ended at the Sauk roundabout in the direction of Elbasan.

Notification to the police

“Specialists for the Investigation of Crime in the Police Commissariat No. 1, made the arrest in flagrante delicto of the citizen D.S., 59 years old, because he opposed the employees of the Municipal Police, as he did not agree to impose an administrative measure. Also, this citizen, in an attempt to leave with his vehicle, slightly injured the leg of the Municipal Police employee, who left the hospital after receiving medical treatment. “