Pesë oficerë policie në Angli u shkarkuan nga puna, për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobe.

Policët në Hampshire, janë regjistruar duke bërë komente të turpshme për kolegë dhe të dyshuar. Ata kanë komentuar një koleg me ngjyrë, duke thënë se ai ngjan me “një qen të racës së përzier”, shkruajnë mediat e rëndësishme botërore.

Oficerët janë shprehur po ashtu se shqiptarët duhet që të qëllohen, kurse për ta, emigrantët e paligjshëm, meritojnë dënimin me vdekje. Në përgjime ishte edhe një efektiv i gjashtë, që iu dha paralajmërim për shkarkim nga puna, shkruan BW.

Edhe qytetarët ishin ankuar për këta policë. Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e njëzetë e një. “Kjo ishte njësi raciste. Një oficer policie me ngjyrë thuhej se ka shkuar nga Afrika në Angli me arkë me vete, duke dalë nga Kopshti Zoologjik”.

Gjyqtari tha po ashtu se policët kishin shpërndarë komente raciste me njëri-tjetrin në platforma sociale. “Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, është shprehur Beer.

Five police officers in England have been fired for their racist, sexist and homophobic comments.

Police officers in Hampshire, have been recorded making embarrassing comments to colleagues and suspects. They have commented on a colleague of color, saying that he resembles “a mixed breed dog”, write the important world media.

The officers also said that Albanians should be shot, and for them, illegal immigrants, deserve the death penalty. In the wiretaps was also a sixth effective, who was given a warning for dismissal, writes BW.

Citizens had also complained about these police officers. Judge Jason Beer said the audio revealed the volatile values ​​of police service standards in the twenty-first century. “It was a racist unit,” he said. A colored police officer was said to have gone from Africa to England with a crate, leaving the Zoo.

The judge also said police officers had distributed racist comments to each other on social platforms. “They have said that Albanians should be shot or killed with a nerve agent and that illegal immigrants deserve the death penalty,” Beer said.