Një 50 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Itali, pasi një magazinë ku ai po punonte është shembur duke e zënë brenda.

Ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali. Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshias e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, një prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park. Mediat italiane shkruajnë se gjashtë punëtorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryepunëtori, kanë rënë gjatë punës nga një lartësi nga gjashtë deri në dhjetë metër.

Siç raportohet, një pllakë betoni është rrëzuar dhe ka rënë mbi traun ku qëndronin punëtorët, duke shkatërruar të gjithë strukturën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa Alsela ndërroi jetë në vend. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të autoriteteve për të hetuar.

Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur se shumë herë kanë kontrolluar këtë kantier e gjithçka deri më sot është kryer në respektim të normave të punës, dhe punonjësit ishin mjaft të kujdesshëm në zbatimin e tyre.

A 50-year-old Albanian man has tragically lost his life today in Italy, after a warehouse where he was working collapsed, trapping him inside.

Tragic events occurred today in the city of Alessandria in the Piedmont region of Italy. A warehouse under construction, owned by the large American company Amazon, has collapsed, taking the life of a 50-year-old Albanian emigrant, an employee of a company in Milan.

The Albanian has been identified as Flamur Alsela, living in the commune of Chiari in the province of Brescia and only two days ago he had celebrated his 50th birthday.

Five other people were injured, one of whom is in a very serious condition.

The Amazon warehouse, which was under construction, was located in the Marenga Retail Industrial Park. Italian media write that six Albanian workers, including the foreman, fell while working from a height of six to ten meters.

As reported, a concrete slab collapsed and fell on the beam where the workers were standing, destroying the entire structure.

The injured were rushed to hospital for medical treatment, while Alsela died on the spot. Representatives of the authorities arrived at the scene to investigate.

The representatives of the unions have stated that they have inspected this construction site many times and everything so far has been done in compliance with the work norms, and the employees were very careful in their implementation.