Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, se do hapen edhe 6 zyra të tjera aplikimi për rinovimin e pasaportës shqiptare në Europë.

Qytetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë apo studiojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për dokumente biometrike pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

Ministria e Brendshme ka njoftuar gjithashtu se në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID kartave apo pasaportave biometrike, duke u bërë thirrje shtetasve që të aplikojnë sa më shpejt.

Nga fillimi i vitit 2021 njoftohet se do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një ID kartë të vlefshme.

Gjithashtu qytetarët mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e Shqipërisë. Shtetasve që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë zyrës, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online, me kuponin e blerë në Postë, pa dashur të plotësojnë sërish formularin e Policisë.

Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe janë mbi moshën 75 vjeç, do ta marrin dokumentin pa afat skadence.

 

The Ministry of Interior has announced to all Albanians abroad that 6 more application offices will be opened for the renewal of the Albanian passport in Europe.

Albanian citizens living, working or studying abroad will have the opportunity to apply for biometric documents at the Consulate in Bari, Italy, as well as the Albanian Embassies in Vienna, Austria; in Paris, France; in Berlin, Germany; in Stockholm, Sweden and in Istanbul, Turkey.

The Ministry of Interior has also announced that on December 31, 2020 the validity of many biometric ID cards or passports expires, urging citizens to apply as soon as possible.

From the beginning of 2021 it is announced that there will be service restrictions for citizens who do not have a valid ID card.

Citizens can also reapply for an identity card at any application office in the territory of Albania. Citizens who need to re-apply for a passport, just need to appear at the office, after determining the application schedule that is done online, with the coupon purchased at the Post Office, without wanting to fill out the Police form again.

With the latest legal changes, citizens who apply for identity cards and are over the age of 75, will receive the document without an expiration date.