Kemi njofruar në javët e kaluara se një numër i madh shtetesh ndërmorën masën për lirimin e mijëra të burgosurve përkohësisht deri në eleminimin e infeksionit të Koronavirus.

Institucionet e vuajtjes së dënimit janë të mbushura me një numër të madh personash ndaj edhe në vendin tonë si masë për parandalimin e përhapjes së Covid 19 në burgje është vendosur lirimi i përkohshëm i 600 të burgosurve.

Njoftimi është dhënë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka thënë se nuk ka asnjë person me Koronavirus deri tani në këto institucione dhe janë anuluar edhe takimet me familjarët të cilat po zhvillohen online momentalisht.

Propozimi i bërë nga Ministria e Drejtësisë, është miratuar nga qeveria që ka zbatuar aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat që u kanë mbetur edhe 3 vjet burg nga dënimi i marrë.

Në këtë vendim bëjnë pjesë edhe individët që u kanë mbetur edhe 5 vite burgim për të kryer por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.

Ky akt normativ, hyn në fuqi prej ditës së sotme.

Deklarata e ministres Etilda Gjonaj:

Të hënën, qeveria mori një masë shumë të rëndësishme. Miratuam aktin normativ për lirimin e përkohshëm të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët. Të gjithë ata të dënuar me vendim të formës së prerë dhe u ka mbetur edhe 3 vite burgim, dhe të gjithë ata që u ka mbetur më pak se 5 vjet burgim dhe që janë mbi 60 vjeç, do të vendosen 3 muaj në karantinë në shtëpitë e tyre. Ata përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për vepra të rëndë kriminale. Gjithashtu, këta të burgosur duhet të kenë edhe një sjellje të mirë në burg. Të gjithë të dënuarit që përfitojnë nga ky akt, duhet t’i nënshtrohen rregullave strikte për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit në karantinë. Nga ky akt normativ do të lënë përkohësisht burgun 600 të dënuar. Të gjithë ata që vuajnë dënimin në sistemin tonë të burgjeve kanë vëmendjen tonë dhe kemi marrë edhe për ta të gjitha masat. Kemi shtuar shërbimet shëndetësore, duke rritur kujdesin mjekësor. Të gjithë të dënuarit që përfitojnë daljen duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte, duke deklaruar nëpërmjet një deklaratë se familjarët e tyre duan që të qëndrojne në të njëjtën banesë. Parashikohet të lënë burgun rreth 600 të dënuar.

We have reported in recent weeks that a large number of states have taken measures to release thousands of prisoners temporarily until the elimination of Coronavirus infection.

The penitentiary institutions are crowded with people in our country as well, as a measure to prevent the spread of Covid 19 in prisons, the temporary release of 600 prisoners has been decided.

The announcement was given by Justice Minister Etilda Gjonaj who said that there is no person with Koronavirus so far in these institutions and meetings with family members that are currently taking place online have been canceled.

The proposal made by the Ministry of Justice has been approved by the government that has implemented the normative act to quarantine in their homes for 3 months all persons who have remained 3 years in prison after receiving the sentence.

This decision also includes individuals who are still 5 years in prison for committing but must be over 60 years of age and suffering from chronic illness.

This normative act comes into force from today.

Statement by Minister Etilda Gjonaj:

On Monday, the government took a very important step. We adopted the normative act for the temporary release of convicts with low risk. All those sentenced by a final verdict and up to 3 years in prison, and all those less than 5 years in prison and over 60 years old, will be placed in quarantine homes for 3 months. Theirs. They only benefit if they are not convicted of serious criminal offenses. Also, these inmates should also have good behavior in prison. All convicts who benefit from this act must be subject to the strict rules of staying in the same accommodation while in quarantine. This normative act will temporarily release the prison of 600 convicts. All those who serve their sentence in our prison system have our attention and we have taken all measures for them. We have increased health services, increasing medical care. All convicts who qualify for release must be subject to strict legal rules, stating through a statement that their family members want to stay in the same apartment. About 600 convicts are expected to leave prison.