By Editor, top-news1.com

Në fakt është një metaforë. “7 krushqit e shkrirë”, shkojnë tek “7 krushqit e ngrirë” pasi sipas gojëdhanës  “Gurët e Krushqve” në Lisec të Gramshit kanë një histori të veçantë.

Më rastin e festave të Nëntorit një grup shokësh (dhe patriotë) nga Gramshi, ndërmorën një udhëtim të veçantë. Ata u ngjitën në majën e malit të “Krushqëve të Ngrirë” (Mali i Lisecit 1860 metra e lartë).

Ky mal, një ndër më të lartët në Shqipëri ndodhet në Njësinë Administrative Poroçan. Atje ata valëvitën flamurin kombëtar dhe kënduan këngë patriotike. Ishte një ditë dhe një ndjesi krejt e veçantë pasi bukuritë natyrore të vendit tonë të mbushin me krenari dhe atdhedashuri.

Por cila është historia e “7 krushqëve të ngrirë” të Majës së Lisecit?

“Gurët e Krushqve” në Lisec të Gramshit janë shpallur Monumente të Natyrës. Ndodhen në afërsi të fshatit Rrashtan të bashkisë Gramshit. Ata janë grupe gurësh gëlqerorë me forma të çuditshme të formuara nga procesi i karstit dhe veprimtaria gërryese e erës.

Intrigues mbetet  fakti pse mbajnë një emër të tillë. Gojëdhëna, por edhe kërkues shkencorë, e lidhin këtë emër me legjendën e  ” ngrirjes së  krushqve, që kishin shkuar për të marrë nusen”. Legjenda tregon se ishte pikërisht kjo periudhë kur krushqit nga ky fshat kishin marrë nusen dhe po ktheheshin. Por pikërisht në këtë vend bllokohen nga bora dhe ngricat dhe pësojnë tragjedi.

Që nga ajo kohë banorët e zonës dhe trevat përreth i etiketuan ata me emrin “Gurët e Krushqve” në shenjë nderimi për dasmorët e fshatit.

“Gurët e Krushqve” në Lisec kanë  vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohen në çdo stinë  duke ndjekur intinerarin Gramsh – Lisec.

“7 thawed molasses”, go to “7 thawed molasses”. What happened at Lisec Mountain in Gramsh?

In fact it is a metaphor. The “7 thawed mudslides”, go to the “7 thawed mudslides” as according to the legend “The Thrush Stones” in Lisec of Gramsh have a special history.
On the occasion of November holidays a group of friends (and patriots) from Gramsh have taken a special journey. They climbed to the summit of the Frozen Crusaders Mountain (Lisec Mountain 1860 meters high).
This mountain, one of the highest in Albania, is located in the Porocani Administrative Unit. There they waved the national flag and sang patriotic songs. It was a day and a very special feeling as the natural beauties of our country fill with pride and patriotism.
But what is the story of the “7 frozen crows” of the Lisecki Peak?
The “Stones of Krushqve” in Lisec of Gramsh have been declared Natural Monuments. Situated in the vicinity of Rrashtan village of Gramsh municipality. They are groups of limestones with strange shapes formed by the karst process and the abrasive activity of the wind.
It is intriguing why they bear such a name. Traditions, but also researchers, associate the name with the legend of the “freezing of the bridegrooms who had gone to take the bride”. Legend has it that this was exactly the time when the villagers from this village had taken the bride and were returning. But it is in this country that they are blocked by snow and frost and suffer tragedy.
Residents of the area and the surrounding areas have since labeled them “Krushqve Stones” as a tribute to village weddinggoers.
The “Krushqve Stones” in Lisec have scientific (geological, geomorphological), didactic, cultural, ecological and tourist values. They are visited every season by following the Gramsh – Lisec route.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here