TIRANE-Një 62-vjeçar nga kryeqyteti ka humbur betejën me COVID-in duke e çuar në 44 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri që nga momenti i fillimit të pandemisë. Sipas ministrisë 62-vjeçari nga Tirana ishte i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar dhe nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, një rritje mjaft e lartë krahasuar me ditën e djeshme që ishin 53. Rastet në 24 orët e fundit janë kryesisht të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Një lajm i keq edhe për shtrimet te Infektivi. Po sipas ministrisë, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 15 më shumë se dje, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve “për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjegjës, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127” mbyllet njoftimi.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1

TIRANA-A 62-year-old man from the capital has lost the battle with COVID, bringing to 44 the number of victims of coronavirus in Albania since the beginning of the pandemic. According to the ministry, the 62-year-old from Tirana was hospitalized in serious condition, intubated and could not survive despite the efforts of the medical staff of the infectious disease hospital.

Meanwhile, during the last 24 hours, 327 tests have been performed to suspect that Covid19 has been confirmed, of which 71 positive cases have been confirmed, a very high increase compared to yesterday’s 53. The cases in the last 24 hours are mainly new in the investigation process as well as contacts of previously confirmed positive cases.

The geographical distribution of positively identified in the last 24 hours is as follows: 31 affected in Tirana, 12 in Shkodra, 6 in Fier, 5 cases in Kruja and Vlora, 4 in Pogradec, 3 in Durres, 2 in Kamza, and from 1 case in Mirdita, Lezha, Kukes.

Bad news for Infectious Diseases. According to the ministry, there are still new hospitalizations for citizens who need hospital treatment as a result of Covid19. Currently, 78 patients are receiving services in the infectious disease service, 15 more than yesterday, 10 of them are in intensive care while one is intubated.

There are currently 784 active people in our country with COVID19, mainly in Tirana, Shkodra, Durres. In the last 24 hours, 8 citizens have been cured, bringing the number of cured people to 1134 since the beginning of the epidemic.

The Ministry of Health and Social Protection appeals to all citizens “to maintain the physical distance of 1.5 meters from each other, to maintain personal hygiene and by washing their hands constantly, keep the masks wherever the distance cannot be respected.

The Ministry of Health and Social Protection addresses citizens, to show care in the workplace, where services are provided and in any environment, to respect hygiene measures, physical distance, avoid contact and put on masks when it is not possible to maintain distance. . Every business must strictly implement safety protocols to maintain the health of employees and citizens.

Positively confirmed citizens with or without signs of light as well as those who are suspected and are awaiting responsibility, to respect the quarantine and to remain self-isolated. Violation of the rules by anyone will be considered a risk to the life and health of others.

Avoid any kind of accumulation, as they are at risk for the spread of infection. Relatives of patients in hospitals avoid visits as much as possible, the elderly when possible avoid contact with health centers, but contact by phone with the family doctor for reimbursable drugs.

With the green line 0800 40 40 you can contact your family doctor. If you have clinical signs, if you suspect that you are affected by Covid19, it is important to stay isolated and call the National Emergency at 127, ”the notice concludes.

COVID-19 – Statistics (June 21, 2020)
Total tests 23453
Positive cases 1962
Cured cases 1134
Active Case 784
Loss of life 44 (Tirana Region 24, Durrës 9, Fier 4, Vlora 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Geographical distribution of active cases by counties:
Tirana 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlora 54
Fier 37
Korça 17
Lezha 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastra 2
Berat 1