Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë nga 2241 testimeve të kryera në total. (Dje ishin 597 raste nga 2,501 testime).

Ndërkohë 8 pacientë në spitalet COVID nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,
12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Nga sot autoritetet shëndetësore kanë nisur një përllogaritje të të shëruarve jo më me tampon, por në bazë të numërimit të ditëve të infeksionit. Pra sipas MSH, në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. Bashkë me ta 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar ne 24 orë 564
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,241

Testime totale 157,891
Raste pozitive 28,432
Raste të shëruara 13,453
Raste Aktive 14,348
Humbje jete 631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korçë 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlorë 650
Lezhë 633
Berat 454
Gjirokastër 467
Kukës 358
Dibër 143

Today has marked the highest number of coronavirus infected in our country since the beginning of the pandemic. According to the Ministry of Health, 602 citizens tested positive out of 2241 tests performed in total. (Yesterday there were 597 cases out of 2,501 tests).

Meanwhile, 8 patients in COVID hospitals could not win the battle with this disease, namely a 48-year-old, a 71-year-old, 74-year-old, an 85-year-old from Tirana, a 60-year-old from Mirdita, a 60-year-old from Kurbin, a 63-year-old from Gramshi, a 71-year-old from Durrës. Currently in 3 COVID hospitals, 406 patients are being treated, 14 in intensive therapy, of which 3 are intubated.

Positive cases confirmed in the last 24 hours have been identified in the following municipalities: 249 cases in Tirana, 47 cases in Gjirokastra, 38 cases in Lushnje, 30 cases in Fier, Korca, Kavaja, 27 cases in Vlora, 24 cases in Berat, 20 cases in Elbasan and Librazhd, 18 cases in Kukës, 16 cases in Përmet,
12 cases in Lezha, 7 cases in Puka and Kuçova, 6 cases in Devoll, Mat, Dibër, 3 cases in Saranda, 2 cases in Pogradec, 1 case in Kruja, Tropoja, Bulqiza, Kolonja.

As of today, the health authorities have started a calculation of the cured no longer with a tampon, but based on the counting of the days of infection. So, according to the Ministry of Health, in the last 24 hours, 564 citizens have been cured who have completed the 14-day quarantine, according to the data of the Central Health Care Operator. Along with them 13,453 citizens have won the battle with the virus since the beginning of the epidemic.

“The Ministry of Health and Social Protection addresses all citizens who are confirmed or awaiting the answer to the test, to remain isolated, respecting the obligation of self-quarantine.

For any signs of illness you should contact your family doctor. Through the toll free line 0800 40 40 you can contact your family doctor and get the necessary information about COVID19. The National Emergency is 24/7 at the service of patients. Call 127 if you suspect that you are affected by Covid19 and for any medical emergency “, appeals the Ministry of Health.

COVID-19 – Statistics (16 November 2020)
New daily cases 602
Healed in 24 hours 564
Hospitalized 406
Loss of life in 24 hours 8
Daily tests 2,241

Total tests 157,891
Positive cases 28,432
Healed cases 13,453
Active Cases 14,348
Loss of life 631

Geographical distribution of active cases by regions:
Tirana 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korça 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlora 650
Lezha 633
Berat 454
Gjirokastra 467
Kukës 358
Dibër 143