Jelek fosforeshente me detyrim për motoristët, 9-fishim i gjobës për përdorimin e celularit, gjoba këshilluese për shkeljet pa pasoja janë ndër risitë e propozuara në kodin rrugorë. Report Tv zbardh draftin e dorëzuar në parlament, ndërsa policia rrugore synon që të zerojë aksidentet me jetë të humbur anë rrugë.

Arsen Rusta
10 mijë lekë do të gjobitet kushdo që përdor telefonin teksa drejtonin mjetin. Report Tv ka siguruar draftin e kodit rrugor depozituar në parlament dhe pritet të marrë votat e deputetëve. Gjoba për përdorimin e telefonit aktualisht është nga 500 në 1500 lekë dhe 9 fishohet duke shkuar në dhjetë mijë lekë.

Një tjetër risi në këtë draft është edhe detyrimi që vendoset ndaj drejtuesve të motomjeteve për të përdorur jelekët dallues apo fosforeshent, 30 minuta pas perëndimit të diellit dhe 30 minuta para lindjes së tij.

Kodi ka rritur penalitetet edhe për fenomenin e kthyer në makth kryesish në Tiranë, atë të parkimeve dyshe dhe parkimet e gabuara, veprim që do t’ju çojë në bllokimin e lejes së qarkullimit, e për këtë shkelje gjoba është dyfishuar.

Parakalimet e gabuara të konsideruara si shkaktarët e shumë aksidenteve me pasoja fatale për jetën, po ashtu kanë pësuar rritje në penalitetet që do të aplikohen për shkelësit. Sipas draftit gjoba do të jetë 5 deri në 10 mijë lekë, e kush e kryen dy herë brenda vitit këtë shkelje do të marrë dyfishin e gjobës.

Me këtë draft i hapet rruga edhe gjobës këshilluese, e cila për shkeljet e lehta do të aplikohet por duke u hedhur në sistem.

Në rast se shoferi që do të kapet sërish me shkeljen për të cilën është këshilluar do të ketë gjobën maksimale për shkeljen e konstatuar.

Një ditë më parë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se deri në 2050 parashikohet 0 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa në planin me 8 pika për 2020 si viti i sigurisë rrugore ai kërkoi të mos ketë tolerim për çdo shkelës.

 

Compulsory phosphorescent vest for motorcyclists, 9-fold fine for mobile phone use, advisory fines for violations without consequences are among the innovations proposed in the road code. Report Tv uncovers the draft submitted to the parliament, while the traffic police aims to eliminate accidents with lost lives on the road.

Arsen Rusta
10 thousand lek will be fined anyone who uses the phone while driving the vehicle. Report Tv has provided the draft road code submitted to parliament and is expected to receive the votes of MPs. The fine for using the phone is currently from 500 to 1500 ALL and 9 is multiplied by going to ten thousand ALL.

Another innovation in this draft is the obligation imposed on drivers of motor vehicles to use distinctive or phosphorescent vests, 30 minutes after sunset and 30 minutes before sunrise.

The code has also increased the penalties for the phenomenon turned into a nightmare of leaders in Tirana, that of double parking and wrong parking, an action that will lead you to block the traffic license, and for this violation the fine has been doubled.

Misconduct considered as the cause of many accidents with fatal consequences for life, has also increased in penalties that will be applied to violators. According to the draft, the fine will be 5 to 10 thousand ALL, and whoever commits this violation twice a year will receive double the fine.

This draft paves the way for the advisory fine, which for minor violations will be applied but being thrown into the system.

In case the driver who will be caught again with the violation for which he has been advised will have the maximum fine for the violation found.

A day ago, the Minister of Interior, Sander Lleshaj, stated that by 2050, 0 lives lost from road accidents are predicted, while in the plan with 8 points for 2020 as the year of road safety, he asked that there be no tolerance for every violator.