Shkëlzen Kastrati, rreth 42-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Burime bëjnë me dije se viktima udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” , ndërsa autori e ka ndjekur nga pas ku është shkaktuar edhe një aksident me një makinë tjetër që sipas të dhënave paraprake nuk ka lidhje me ngjarjen. Në këtë moment autori i krimit ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar për vdekje brenda në makinën e tij, Shkëlzen Kastratin. Mësohet se viktima ka marrë një plumb në kokë gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016 te zona e quajtur Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë por që u shpëtoi plumbave. Klement Kastrati, i cili shpëtoi, ndërkohë që i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi. 42 vjeçari Shkëlzen Kastrati është baba i 4 fëmijëve dhe nuk ishte i njohur për policinë.

FIER- Shkëlzen Kastrati, about 42 years old, was executed with a firearm this morning in Fier.

The serious incident happened around 10:30, in the place called “Ura e Sheqit”, where a still unidentified person opened fire on him, leaving him dead on the spot.

Sources suggest that the victim was traveling in his “Benz” type car, while the perpetrator followed him from behind, where an accident was caused with another car, which according to preliminary data has nothing to do with the event. At this moment, the perpetrator got out of the car and shot dead Shkëlzen Kastrati inside his car. It is learned that the victim received a bullet in the head which caused his immediate death.

The perpetrator left the scene with a “Range Rover” type vehicle, which was found by the burned services at the place called “Baltza Overpass”. Checkpoints have been set up by the Police and the area is being combed to make it possible to catch the perpetrator.

The murder of Shkëlzen Kastrati is thought to be a continuation of the murder that took place in February 2016 in the area called Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati is the brother of the target of the murder 5 years ago but who escaped the bullets. Klement Kastrati, who escaped, while a citizen from Patos was killed. 42-year-old Shkëlzen Kastrati is the father of 4 children and was not known to the police.