Grupimi për PD ka paraqitur sot zyrtarisht dy kandidatura për garën e hapur për kreun e PD-së. Ata janë Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi. Paraqitja e dy kandidaturave nga ky grupim vjen edhe si pasojë e diversitetit që kanë për nevojën e pasjes sa më shumë alternativave për këtë betejë për demokratizimin e partisë

Deri më tani janë katër kandidatë për kreun e PD-së: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Grupi për PD ndërkohë ka paraqitur edhe katër kërkesat e tyre në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

Njoftimi i plotë

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

The group for PD has today officially presented two candidacies for the open race for the leader of PD. They are Edit Harxhi and Ibsen Elezi. The submission of two candidacies by this group also comes as a result of the diversity they have for the need to have as many alternatives for this battle for the democratization of the party

So far, there are four candidates for the DP leader: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi and Ibsen Elezi.

The PD group, meanwhile, has submitted four of their demands regarding the process of electing the PD chairman.

Full notice

Ladies and Gentlemen, Based on the decision of the Presidency of the Democratic Party of Albania to announce the race for Chairman of the DPA to be held on June 13, 2021, we are informing you that from the Group for PD will be presented two candidacies, ladies Edit Harxhi and Mr. Ibsen Elezi.

For this we are presenting some necessary requirements to guarantee an fair and free race, despite the extremely short time decided unilaterally by the DPA leadership.

1) The Presidency of the DPA and the Electoral Commission made available to the candidates for Chairman of the DPA, no later than May 24, 2021, the full list of membership of the DPA.

2) Review the composition of the Election Commission and those at the branch level, including representatives of candidates for President.

3) To draft an agenda of joint meetings of the candidates with the membership, to reveal the political platforms and the development of the debate.

4) The Organization Office and the branch presidencies put in function the candidates for DPA Chairman, the infrastructure and the administrative resources for the development of the above mentioned joint meetings.

We remain waiting for the fulfillment of these necessary requirements for an open, equal competition based on the best western values ​​of the Democratic Party of Albania.