Zhduket pas telefonatave anonime, Destan Bushi nga Bulqiza. 27-vjeçari është parë mbrëmjen e 7 shtatorit të largohet me një makinë të zezë me persona të panjohur pranë ish punës së tij.

Bashkëshortja, Leonora Bushi, në një lidhje skype në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv u shpreh se Destani mund të jetë përfshirë në punë të jashtëligjshme pasi shpesh atë e mernin në celular persona të pa njohur. Ditën që humbi kontaktet 27-vjeçari ishte nisur për te dentisti dhe nuk u kthye më kurr, ndërkohë që bashkëshortes në një komunikim në celular I kishte kërkuar që të mos bëhej merak dhe se do të kthehej në mbrëmje.

“Ishte data 7 shtator dhe Destani më tha se do të shkonte te dentisti. Pak orë më vonë, ai më mori ne celular dhe më tha të mos bëhem merak se do të vinte në mbrëmje rreth orës 20:00.Që nga ai moment nuk pata ,më asnjë komuinikim me të. Por unë shkova te dentisti dhe ai nuk kishte shkuar fare atje. Bashkëshorti ka qenë i qetë…Dyshoj se është përfshirë ne ndonjë pune të jashtëligjshme me ndonjë shok pasi në datën 7 shtator erdhëm nga durrësi në Bulqizë, por atë kohë që ishim me pushime në Durrës, Destanin e shqetësonin shumë persona në celular, por ai nuk më tregonte asgje”- tha bashkëshortja. Ndërsa shton se familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe si pas saj, ai nuk ka patur asnjë konflikt me askënd.

“Unë e kam kerkuar vetëm kudo… tani jam në spital pasi pres të bëhem nënë. Në dijenin time ai nuk ka patur konflikte me askënd dhe bashkë kemi qënë mirë. Kemi bëre denoncim në polici…Ne pyetëm edhe pronarin që ka punuar Destani dhe tha që e ka parë të largohej me një makinë të zezë rreth orës 18:00 të asaj dite. Une i bëj thirrrje të kthehet pasi shumë shpejtë do të bëhet baba” -u shpreh me lot në sy Leonora.

Telefonata e 7 shtatorit do të ishte i fundit komunikim që Destani realizon me bashkëshorten e tij, pasi nga ai moment telefoni i tij rezulton i fikur. Nga ana shëndetësore Destani nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Kjo është hera e parë për 27-vjecarin që largohet nga shtëpia pa lajmëruar askënd . Mjetet e identifikimit i ka lënë në shtëpi dhe nuk i ka marrë më vete. Leonora dhe Destani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë 1 vit më parë dhe për disa ditë pritet të bëhen prindër të një vajze.

 

Disappears after anonymous phone calls, Destan Bushi from Bulqiza. The 27-year-old was seen on the evening of September 7 leaving in a black car with unknown persons near his former job.

His wife, Leonora Bushi, in a skype connection on the show “Without a Trace” on Report Tv said that Destani may have been involved in illegal work as he was often taken on mobile phones by unknown persons. The day he lost contact, the 27-year-old had left for the dentist and never returned, while in a cell phone communication he had asked his wife not to worry and that he would return in the evening.

“It was September 7 and Destani told me that he would go to the dentist. A few hours later, he took me on his cell phone and told me not to worry that he would come in the evening around 20:00. From that moment I had no communication with him. But I went to the dentist and he had not gone there at all. The husband was calm… I suspect that he was involved in some illegal work with a friend since on September 7 we came from Durrës to Bulqiza, but when we were on vacation in Durrës, Destani was bothered by many people on his cell phone, but he did not “he told me nothing,” said the wife. While he adds that the family members have reported to the police and as after it, he has not had any conflict with anyone.

“I just wanted it everywhere … now I’m in the hospital waiting to become a mother. To my knowledge he has not had conflicts with anyone and together we have been fine. We made a report to the police … We also asked the owner who worked Destani and he said that he saw him leave in a black car around 18:00 that day. “I urge him to return because he will soon become a father,” Leonora said with tears in her eyes.

The phone call on September 7 would be the last communication that Destani makes with his wife, as from that moment his phone turns off. On the health side, Destani did not show any concerns. This is the first time for the 27-year-old to leave home without notifying anyone. He left the means of identification at home and did not take them with him. Leonora and Destani crowned their love in marriage 1 year ago and in a few days are expected to become the parents of a daughter.