Një aksident në seri ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes drejtuesit e këtyre automjeteve kanë pësuar tronditje, por pa rrezik për jetën. Ndërsa makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Aksidenti shkaktoi trafik në të dy anët e rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas të dhënave, njëri nga automjeteve ka tentuar parakalim të gabuar dhe është bërë shkak për konfuzion dhe përplasje me mjetet e tjera.

Aksi Elbasan-Metalurgji është një nga akset më problematike sa i përket aksidenteve rrugore kjo për shkak të fluksit të lartë të automjeteve prezencës së bizneseve dhe banesave në të dy anët e tij.

A series of accidents occurred on the Elbasan-Metallurgy axis where three vehicles were involved.

As a result of the collision, the drivers of these vehicles were shaken, but without danger to life. While the cars have suffered significant damage.

The accident caused traffic on both sides of the road.

Police went to the scene and carried out procedural actions to determine the causes of this accident.

According to the data, one of the vehicles attempted to overtake incorrectly and became a cause for confusion and collision with other vehicles.

The Elbasan-Metallurgy axis is one of the most problematic axes in terms of road accidents due to the high flow of vehicles, the presence of businesses and apartments on both sides.