Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kabash të Gramshit.

Mjeti mikrobuz me targë AA 176 XZ i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.Ç. me banim në fshatin Poroçan, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në anë të saj.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Elidon Llapushi 24 vjeç dhe janë plagosur Shaban Paja 67 vjeç, Erald Blogu 25 vjeç, Reardio Blogu 25 vjeç, Amarildo Barjami 22 vjeç, Noli Kotorri 33 vjeç

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe reparti zjarrfikës.

Zjarrfikësit kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupave dhe në transportin e tyre drejt spitalit të Gramshit.

Katër pasagjerët kanë pësuar plagë të rënda në trup dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një difekti teknik.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ja dhe njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


A serious accident occurred this afternoon in the village of Kabash in Gramsh.

Microbus vehicle with license plate AA 176 XZ driven by the citizen with the initials B.Ç. living in the village of Poroçan, went off the road and overturned several times on its side.
As a result, 24-year-old citizen Elidon Llapushi lost his life and Shaban Paja, 67, Erald Blogu, 25, Reardio Blogu, 25, Amarildo Barjami, 22, Noli Kotorri, 33, were injured.

Police and the fire department immediately went to the scene.

Firefighters helped evacuate the bodies and transport them to Gramsh Hospital.

The four passengers suffered serious injuries and are under the care of doctors.

Preliminary investigations show that the accident occurred as a result of a technical defect.

The investigative team has collected evidence at the scene to determine the causes of this accident.

Here is the police announcement:

Gramsh / Preliminary information

At around 16:20, in the village of Kabash, Gramsh, a minibus driven by B.Ç., a resident of the village of Poroçan, Gramsh, as a result of a technical defect went off the road and as a result the citizen A. lost his life. Ll., About 35 years old, and 4 passengers were injured, who are being transported by ambulance to the Hospital.

Police services and the investigative team are at the scene and work is underway to determine the cause of the accident.