Një përfaqësi e banorëvë të lagjes “Brigada e 17 sulmuese” në Elbasan, të shqetësuar për numrin e lartë të aksidenteve kërkojnë ndërhyrjen në sinjalistikë nga autoritetet rrugore. Aksidentet sipas banorëve janë të shpeshta. I fundit u regjistrua dy netë më parë ku mbeti i plagosur rëndë një djalë 22-vjeç, i cili vijon të marrë mjekim në spital. Në vendngjarje janë ende të frëskëta gjurmët e aksidentit dhe xhamat e thyer.

Banorët shprehen të shqetësuar lidhur me situatën që vijon të ndodh në këtë lagje. Pranë ndodhen tre shkolla, një rrezik për fëmijët, të cilët duhet të kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën. Mbrëmjet janë më të rrezikshme për këmbësorët pasi automjetet kalojnë me një shpejtësi shumë të lartë, jashtë normave të lejuara. Banorët theksojnë se kjo rrugë është kryer në një burim aksidentesh dhe se ndihen të rrezikuar të gjithë jo vetëm në rrugë por edhe nëpër lokalet aty pranë.

“Në këtë rrugë nuk ka ditë të mos bëhen aksidente, jemi ankuar edhe tek policia për të vënë disa pengesa, që të bllokohet kjo rruga. Parmbrëmë për pak sa nuk vdiq një 22-vjeçar, nëse nuk do e ndihmonim ne duke ngritur makinën, ai do kishte vdekur, pasi e kishte zënë makina poshtë. Këtu në darkë ka një shpetësi skëterrë, si Formula 1, zhvillohen gara. Nuk është marrë asnjë masë, nuk dimë çfarë të bëjmë më tepër. Kjo rrugë është një burim aksidenti me shifra të pabesuseshme. Këtu ka tre shkolla dhe në mëngjes ka mbi 400 nxënës që kalojnë. Një natë desh na ka hyrë makina në lokal, po të mos ishte ajo pema do ishim të gjithë të vdekur. “– U shpreh një nga banorët e lagjes Brigada e 17 sulmuese në Elbasan.

A representative of the residents of the neighborhood “17th Assault Brigade” in Elbasan, concerned about the high number of accidents request the intervention of signaling from the road authorities. Accidents according to residents are frequent. The last one was recorded two nights ago where a 22-year-old boy was seriously injured, who continues to receive treatment in the hospital. Traces of the accident and broken windows are still scary at the scene.

Residents are concerned about the situation that continues to occur in this neighborhood. There are three schools nearby, a danger to children who have to cross the road from one side to the other. Evenings are more dangerous for pedestrians as vehicles pass at a very high speed, outside the allowed norms. Residents point out that this road was carried out at a source of accidents and that everyone feels endangered not only on the road but also in nearby restaurants.

“There are no days in this road without accidents, we have also complained to the police to put some obstacles to block this road. The day before yesterday a 22-year-old almost died, if we had not helped him lift the car, he would have died after the car had overturned him. Here at dinner there is a hellish speed, like Formula 1, races take place. No action has been taken, we do not know what to do next. This road is a source of accident with incredible figures. There are three schools here and in the morning there are over 400 students passing. One night the car had entered our bar, if it were not for that tree we would all be dead. – Said one of the residents of the neighborhood 17th Assault Brigade in Elbasan.