Tre persona kanë humbur jetën sot në vend nga aksidentet që janë regjistruar brenda pak orëve. Në Lezhë, Përmet dhe në Vlorë ndërruan jetë tre persona nga aksidentet.

Aksidenti i fundit ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, ku ndërroi jetë një 27-vjeçar, drejtuesi i mjetit Akil Ruçaj. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, i riu ndërroi jetë.
Një tjetër person humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Makina tip “Benz” ku po udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes në anë të saj.

Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe mbeti i plagosur pasagjeri N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që paradite një aksident i mori jetë një të moshuari në Përmet. Sipas policisë në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë përplasi Zh. K., 62 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. I moshuari humbi jetën në vend.

Three people have lost their lives today in the country from accidents that have been recorded within a few hours. In Lezha, Përmet and Vlora, three people died in accidents.

The last accident happened this afternoon in the village of Gjormë in Vlora, where a 27-year-old driver of the vehicle, Akil Ruçaj, died. He lost control of the car going off the road while being injured along with the passenger. But despite being rushed to hospital for help, the young man died.
Another person lost his life this morning on the Lezha-Milot axis, near the intersection of Shengjin Island. The “Benz” type car where two people were traveling went off the road and ended up in a business on its side.

As a result, the driver of the vehicle died immediately and the passenger N.P. was injured, who was transported to the Trauma Hospital.

While in the morning an accident took the life of an elderly man in Përmet. According to the police, near the village of Kutal, the vehicle type “Renault” driven by the citizen M. Sh., 44 years old, resident in Këlcyrë, crashed into Zh. K., 62, who was traveling by bicycle. The old man lost his life on the spot.