Adriana Matoshi, aktorja e njohur kosovare është në një lidhje dashurie me ish-futbollistin e Feronikelit, Keith Groeneveld. Edhe pse kanë 19 vite diferencë, Adriana nuk e ka problem, madje dyshja për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre në një intervistë në “Prive”.

Adriana ka thënë se e kalon shumë mirë me të, pasi janë dashuruar shpirtat e njëri-tjetrit, por deklarata e saj e dashurisë ka pasur me shumë komente negative në rrjetet sociale, të cilave aktorja ka zgjedhur që ti përgjigjet në këtë mënyrë:

“Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”.

Në lidhje me komentet negative, dhe rraciste në drejtim të Matoshit, ka reaguar dhe Ministrja e Kulturës në Kosovë, Vlora Dumoshi, ku në një postim në rrjetin social Facebook i doli në krah Adrianës.

“Jeta di të sfidojë në një mijë mënyrë, por çdo rënie është ngritje. Secili/secila ka të drejtë të zgjedhë si dhe me kënd të kalojë jetën. Kokën lart për të gjithë ata që zgjedhin lumturinë dhe e ndjekin rrugën e zemrës”, ka shkruar ajo.

Matoshi dhe Keith u takuan në lokalin e aktores, të cilin futbollisti e frekuentonte shpesh, dhe prej asokohe të dy kanë nisur një lidhje, për të cilën thonë se ndihen mirë dhe të lumtur.

Adriana Matoshi, the famous Kosovar actress is in a love affair with the former football player of Feronikeli, Keith Groeneveld. Although they are 19 years apart, Adriana has no problem, even the couple for the first time talked about their relationship in an interview with “Prive”.

Adriana said that she gets along very well with him, as each other’s souls are in love, but her declaration of love has had many negative comments on social networks, to which the actress has chosen to respond in this way:

“Love and connection make me neither a better nor a worse person. “Love can only make me happier!”

Regarding the negative and racist comments towards Matoshi, the Minister of Culture in Kosovo, Vlora Dumoshi, also reacted, where in a post on the social network Facebook, she sided with Adriana.

“Life knows how to challenge in a thousand ways, but every decline is an increase. Everyone has the right to choose and to live with. “Heads up for all those who choose happiness and follow the path of the heart”, she wrote.

Matoshi and Keith met at the actress’ bar, which the footballer often frequented, and since then the two have started a relationship, which they say they feel good and happy.