Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane, Moderna do të kushtojë midis 25 dhe 37 eurove për dozë, në varësi të sasisë së porositur nga qeveritë botërore, konfirmoi Stephane Bancel për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag.

“Vaksina jonë kushton afërsisht e njëjtë me vaksinën e gripit, e cila kushton midis 8 dhe 40 euro”, tha ai.

Mediat e huaja kanë raportuar më parë se Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për të blerë miliona doza me një çmim më të ulët se 25 euro.

“Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ne jemi afër një marrëveshje me Komisionin e BE-së. Ne duam të dorëzojmë vaksinat në Evropë dhe jemi në negociata konstruktive”, tha Bancel, duke deklaruar se është çështje ditësh kur marrëveshja do të nënshkruhet.

Kompania më parë njoftoi se efektiviteti i vaksinës është 94.5 për qind. Reuters shkruan se BE-ja ka negociuar me Moderna që nga korriku.

The vaccine of the American pharmaceutical company Moderna will cost between 25 and 37 euros per dose, depending on the amount ordered by world governments, Stephane Bancel confirmed for the German weekly Welt am Sonntag.

“Our vaccine costs about the same as the flu vaccine, which costs between 8 and 40 euros,” he said.

Foreign media have previously reported that the European Commission wants to reach an agreement with Moderna to buy millions of doses at a price lower than 25 euros.

“Nothing has been signed yet, but we are close to an agreement with the EU Commission. “We want to deliver vaccines to Europe and we are in constructive negotiations,” said Bancel, adding that it is a matter of days before the agreement is signed.

The company previously announced that the vaccine effectiveness is 94.5 percent. Reuters writes that the EU has been negotiating with Moderna since July.