Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme, pas një jave radhazi në rënie të fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.92 lekë, me një rritje prej 0.48 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga 19 marsi euro dhe valutat e tjera kanë shënuar luhatje të mëdha. Në 30 mars euro i kaloi 131 lekë nga 123 lekë që ishte në 19 mars, si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve që reduktoi rrugët e hyrjes së valutës. Më pas tregu u qetësua dhe ditën e djeshme euro ra në 125.44 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e menjëhershme dhe me pas rënia në vlerën e këmbimit të euros me lekun vendas reflektoi efektin sustë. Tani euro po shkon drejt stabilizimit, e cila do të jetë një vlerë e ndërmjetme midis pikës më të lartë dhe asaj më të ulët.

Ekspertët shtojnë se tani këmbimi i euros po shkon drej normalizimit dhe tregu po reflekton çmime reale, të cilat dalin nga kërkesa dhe oferta. Të gjitha ata qe kishin për të shitur dhe për të blerë, i realizuan veprimet e tyre gjatë rritjes dhe rënies së fortë, ndërsa këtë javë do të kemi të bëjmë më blerje reale.

Megjithatë ekspertët shtojnë se luhatjet e mëdha të kursit kanë krijuar hapësira për spekulantët. Kërkesa për valutë nuk është e lartë nga bizneset, për shkak të volumeve të ulëta të aktivitetit ekonomik. Si rrjedhojë, sipas ekspertëve nuk ka arsye që euro të kërcejë sërish, por gjithsesi, siç e theksojnë shpesh, në kohë të pasigurta parashikimet janë gjithnjë shumë të vështira.

The common currency has risen during the day, after a week of strong declines. According to the official exchange rate of the Bank of Albania, one euro was exchanged today with 125.92 lek, with an increase of 0.48 lek compared to the previous day.

Since March 19, the euro and other currencies have fluctuated sharply. On March 30, the euro crossed 131 lek from 123 lek on March 19, as a result of the restriction of movements that reduced the entry routes of the currency. Then the market calmed down and yesterday the euro fell to 125.44 lek.

Market players claim that the immediate increase and then the fall in the value of the euro with the local lek reflected the spring effect. Now the euro is moving towards stabilization, which will be an intermediate value between the highest and the lowest.

Experts add that now the exchange of the euro is moving towards normalization and the market is reflecting real prices, which come from demand and supply. All those who had to sell and buy, realized their actions during the strong growth and decline, while this week we will be dealing with real purchases.

However, experts add that large exchange rate fluctuations have created space for speculators. The demand for foreign currency is not high from businesses, due to the low volumes of economic activity. As a result, according to experts, there is no reason for the euro to jump again, but still, as they often point out, in uncertain times the forecasts are always very difficult.