Patrice Evra, ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe Juventusit është fejuar zyrtarisht me modelen holandeze, Margaux Alexandra (25 vjeçe), vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij, Sandra (39-vjeçe), me të cilën ishte i lidhur prej 25 vitesh. Francezi e zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen e pasarelave në Instagram.

“Ne kemi qenë bashkë për më shumë se një vit, dua të them, që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do të ishe gruaja ime për gjithë jetën time. Unë nuk mund të jetoj pa ty tani, edhe kur je pranë meje, më mungon!”.

Ish-partnerja e 39-vjeçarit, Sandra, mësoi për “zjarrin” e ri që po djeg zemrën e Evrasë pikërisht përmes rrjeteve sociale. Ajo ka mbetur shumë e zhgënjyer nga ish-bashkëshorti i saj, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e rënda.

“Ai u largua nga shtëpia për një udhëtim pune për 15 ditë dhe nuk është kthyer më. Më 4 mars ai bëri kërkesë për divorc përmes avokatit të tij. Mu desh shumë kohë për të kuptuar se si ai u bë një “mi kanalesh”.

Në të njëjtën intervistë, Sandra zbuloi tradhtitë e tjera të Evrasë, me Danielle Silvester (2010), me modelen e Playboy-t, Carla Howe (2013), dhe me mjeken Gabriella Birley (me të cilin ish-futbollisti ka dy fëmijë jashtë martese).

Patrice Evra, the famous former footballer of Manchester United and Juventus, is officially engaged to the Dutch model, Margaux Alexandra (25 years old), just a month after he divorced his ex-wife, Sandra (39 years old), with whom was bound for 25 years. The Frenchman formalized the connection with the catwalk beauty on Instagram.

“We have been together for more than a year, I mean, since you stole my heart. After the second time we met, I told you you would be my wife for the rest of my life. “I can not live without you now, even when you are near me, I miss you!”

The former partner of the 39-year-old, Sandra, learned about the new “fire” that is burning Euras’s heart precisely through social networks. She has been left very disappointed by her ex-husband, to whom she does not spare harsh words.

“He left home for a business trip for 15 days and has not returned. On March 4 he filed for divorce through his lawyer. It took me a long time to understand how he became a “channel mouse”.

In the same interview, Sandra revealed other Evra betrayals, with Danielle Silvester (2010), Playboy model Carla Howe (2013), and doctor Gabriella Birley (with whom the former footballer has two illegitimate children ).