Kriza e epidemisë së Covid-19 ka nxitur një rritje të qarkullimit të parasë jashtë bankave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e parasë jashtë sistemit bankar arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve, ose 2.6 miliardë euro.

Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 14.5%. Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur pas muajit mars, kur Shqipëria u prek nga epidemia e Covid-19. Për periudhën mars-korrik, paraja jashtë bankave është rritur me 35.5 miliardë lekë (290 mln euro) ose 12.2%.

Në muajt e fundit, kjo situatë mund të jetë nxitur nga pasiguria e krijuar prej krizës së Covid-19, që i ka shtyrë individët të mbajnë më shumë para jashtë sistemit. Në muajt e verës, shtimi i parasë që qarkullon jashtë bankave është gjithashtu një tendencë sezonale, e lidhur me tërheqjen e parave për shpenzimet e pushimeve. Këtë vit, shumica e shqiptarëve i kanë kaluar pushimet në Shqipëri për shkak të kufizimeve të lëvizjes, çka mund të ketë sjellë tërheqje më të mëdha të parasë në monedhë vendase nga sistemi bankar.

Një faktor tjetër mund të ketë qenë edhe shtyrja e kësteve të kredisë, që ka rritur likuiditetin e lirë për bizneset e familjes. Pjesërisht, kjo mund të ketë ndikuar në flukse në rënie hyrëse të parasë brenda sistemit bankar.

Në muajin mars, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandeve të marrëveshjeve të riblerjes, për të garantuar furnizim të pakufizuar me likuiditet për bankat tregtare. Injektimi i likuiditetit nga Banka e Shqipërisë ka sjellë rritje të ndjeshme të ofertës monetare. Agregati monetar M2, që përfaqëson ofertën e parasë në lekë ka prekur gjithashtu vlerën më të lartë historike, në vlerën e 815 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 9.4%.

Por, në përpjestimet e duhura, ky faktor nuk shpjegon i vetëm rritjen e fortë të parasë jashtë sistemit bankar. Raporti i parasë jashtë bankave me agregatin monetar M2 në fund të korrikut arriti në 39.8%. Kjo shifër përfaqëson nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2002, kur nis edhe seria e të dhënave statistikore që disponon Banka e Shqipërisë.

Rritja e parasë jashtë bankave pranë niveleve të një periudhe kur ekonomia kishte një shkallë shumë më të ulët formalizimi është tregues tejet domethënës dhe që nuk gjen shpjegim vetëm me epideminë apo sezonin veror. Po të shohim ecurinë e këtij treguesi në kohë, raporti i parasë jashtë bankave kundrejt agregatit monetar M2 është në rritje graduale prej shtatë vitesh. Nga afërsisht 28% që ka qenë në vitin 2013, ky tregues është afruar në kufijtë e 40%.

Një faktor logjik mund të jenë normat e ulëta të interesit. Interesat e ulëta kanë bërë që rritja e depozitave bankare të jetë më e ulët në raport me rritjen e ofertës monetare. Ekspertë nga tregu financiar shprehen se normat e ulëta të interesit mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Por, as interesat e ulëta nuk mund të justifikojnë plotësisht rritjen e fortë të parasë jashtë bankave, për një ekonomi që presupozohet që duhet të ulë gradualisht nivelin e informalitetit.

Rritja e raportit të parasë jashtë bankave dëshmon se jashtë kanaleve formale po qarkullojnë më shumë para, duke krijuar hapësira për një mbizotërim të mëtejshëm të ekonomisë cash, e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme. Pandemia e Covid-19 dhe faktorët e lidhur me të po theksojnë më shumë rezultatet e dobëta në drejtim të formalizimit të ekonomisë.

The Covid-19 epidemic crisis has spurred an increase in cash flow outside banks. Data from the Bank of Albania show that the amount of money outside the banking system reached a record value of ALL 324.6 billion, or EUR 2.6 billion.

Compared to a year ago, money outside banks has increased by 14.5%. Most of the increase came after March, when Albania was hit by the Covid-19 epidemic. For the period March-July, money outside banks increased by ALL 35.5 billion (EUR 290 million) or 12.2%.

In recent months, this situation may have been fueled by the uncertainty created by the Covid-19 crisis, which has pushed individuals to keep more money out of the system. In the summer months, the increase in money circulating outside banks is also a seasonal trend, associated with withdrawing money for holiday spending. This year, most Albanians have spent their holidays in Albania due to movement restrictions, which may have led to larger withdrawals of local currency money from the banking system.

Another factor may have been the postponement of loan installments, which has increased free liquidity for family businesses. In part, this may have contributed to declining cash inflows within the banking system.

In March, the Bank of Albania changed the form of repurchase agreement auctions to guarantee unlimited liquidity supply to commercial banks. The injection of liquidity by the Bank of Albania has led to a significant increase in money supply. Monetary aggregate M2, which represents the money supply in lek has also touched the highest historical value, in the value of lek 815 billion, with an annual increase of 9.4%.

But, in the right proportions, this factor alone does not explain the strong growth of money outside the banking system. The ratio of currency outside banks to monetary aggregate M2 at the end of July reached 39.8%. This figure represents the highest level since December 2002, when the series of statistical data available to the Bank of Albania begins.

The growth of money outside banks near the levels of a period when the economy had a much lower degree of formalization is a very significant indicator and that finds no explanation only with the epidemic or the summer season. If we look at the performance of this indicator over time, the ratio of money outside banks to the monetary aggregate M2 has been gradually increasing for seven years. From approximately 28% in 2013, this indicator is close to 40%.

A logical factor may be low interest rates. Low interest rates have made the growth of bank deposits lower in relation to the growth of money supply. Experts from the financial market say that low interest rates may have encouraged informal lending, in search of higher interest rates.

But even low interest rates cannot fully justify the strong rise in money outside banks, for an economy that is supposed to gradually reduce its level of informality.

The increase in the money ratio outside banks proves that more money is circulating outside the formal channels, creating space for a further dominance of the cash economy, which favors tax evasion and money laundering from illegal activities. The Covid-19 pandemic and related factors are further highlighting the poor results in terms of formalizing the economy.