Një avion ka dalë nga pista në aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ të Stambollit këtë të mërkurë, duke u përplasur në rrugë dhe duke u copëtuar, njoftuan mediat turke.

Ministria e Transportit në Turqi tha se kishte 177 pasagjerë në bord dhe se nuk kishte asnjë viktimë.

Ministri, Cahit Turhan tha se kishte disa të lënduar dhe se aksidenti ishte rezultat i një “uljeje të fortë”.

Sipas Cirium, në bord kishte edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Pamjet e publikuara në internet nga stacioni televiziv turk ‘NTV’, treguan avionin me dëme të mëdha, konkretisht në pjesën e përparme të saj duke përfshirë karabinën dhe disa rreshta vendesh – që duket se janë shkëputur nga pjesa tjetër e aeroplanit.

Stacioni televiziv raportoi se avioni u përfshi në zjarr pasi u përplas, por flakët u shuan shpejt.

NTV theksoi se avioni mbërriti nga qyteti i Izmirit dhe po zbarkonte në Stamboll. Aeroporti u mbyll pas incidentit.

Informacionet paraprake tregojnë se avioni i përfshirë në zjarr ishte Boeing 737-800 që operonte si fluturimi Pegasus Airlines 2193.

Thuhet se kur ndodhi aksidenti, në zonë paraqitej një stuhi e fortë ere.

Burimi: businessinsider |Përktheu dhe përshtati: joq-albania

An aircraft went off the runway at Istanbul’s Sabiha Gokcen Airport this Wednesday, crashing into the road and falling apart, Turkish media reported.

Turkey’s Ministry of Transport said it had 177 passengers on board and there were no casualties.

The minister, Cahit Turhan, said some were injured and that the accident was the result of a “strong landing”.

According to Cirium, there were also 6 crew members on board.

Images posted online by the Turkish television station ‘NTV’ showed the aircraft being heavily damaged, namely its front end including the carbine and several rows of seats – apparently detached from the rest of the plane.

The television station reported that the aircraft was engulfed in flames after it crashed, but the flames soon extinguished.

NTV said the plane arrived from the city of Izmir and was landing in Istanbul. The airport was closed after the incident.

Preliminary information indicates that the aircraft involved in the fire was a Boeing 737-800 that operated as Pegasus Airlines 2193 flight.

It is said that when the accident occurred, there was a strong wind storm in the area.

Loading...