BOLIVI – 31 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra nga një shkëmb në rajonin Potosí të Bolivisë jugperëndimore. Aksidenti ka ndodhur më herët gjatë ditës së sotme pranë komunitetit Yokaya.
Sipas një zëdhënësi të policisë, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga dhe të rrëshqiste nga një shpat mali për rreth 800 metra.
Në këtë vend të Amerikës së Jugut, çdo vit regjistrohen afërsisht 1400 vdekje në aksidente trafiku, sipas të dhënave nga autoritetet boliviane. Në dhjetor 2024, 13 persona humbën jetën kur një autobus u përplas me një kamion në Bolivinë perëndimore. Në korrik të të njëjtit vit, 22 persona humbën jetën kur një kamion u përplas me një autobus në një zonë turistike në Ande.
🇧🇴 AUTOBÚS SE PRECIPITA A UN BARRANCO EN BOLIVIA: 31 MUERTOS Y 15 HERIDOS
📌Un autobús que se dirigía hacia Oruro, Bolivia, cayó a un barranco, dejando un saldo de 31 personas fallecidas y 15 heridas de gravedad.
📌Equipos de emergencia continúan las labores de rescate en la… pic.twitter.com/OZJumcPb9h
— ITR Oficial (@ITROriginal) February 17, 2025