Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Gjermaninë Jugore gjatë një shpërthimi në një klinikë mjekësore, në të cilën 35 pacientë dhe stafi rezultuan pozitivë. Në tre prej pacientëve u vërejt një lloj i ri Covid-i, që nuk ishte hasur më parë. Mediat gjermane e raportuan dje për herë të parë variantin e ri. Të paktën tre persona në Klinikën ‘Garmisch-Partenkirchen’ në shtetin jug-lindor të Bavarisë u zbulua se kishin llojin e ri të Covid-19, i cili ka pasur mutacione të shumta. Pacientët e tjerë që morën virusin gjatë shpërthimit të tij në klinikë, kishin variante të njohura tashmë për studiuesit. Kujtojmë se deri tani janë zbuluar disa lloje të reja Covid-19 në Angli, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7,141 të hënën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, duke shënuar 5,000 raste më pak se e hëna e kaluar.

Burimi: dw.com |joq

 

A new variant of the coronavirus was discovered in South Germany during an explosion at a medical clinic, in which 35 patients and staff tested positive. In three of the patients a new type of Covid was observed, which had not been encountered before. German media reported the new version for the first time yesterday. At least three people at the Garmisch-Partenkirchen Clinic in the south-eastern state of Bavaria were found to have the new strain of Covid-19, which has had multiple mutations. The other patients who contracted the virus during its outbreak at the clinic had variants already known to researchers. Recall that so far several new types of Covid-19 have been discovered in England, South Africa and Japan.

The number of new coronavirus cases in Germany rose by 7,141 on Monday, according to the Robert Koch Institute (RKI) Institute for Infectious Diseases, marking 5,000 fewer cases than last Monday.

Source: dw.com | joq