Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuar kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë. Prej më se 4 vitesh, dyshja ka pasur një raport me ulje-ngritjet e veta, por duket se gjithmonë e kanë gjetur një rrugë për të qenë së bashku.

Të pyetur nga mediat, ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ishte një histori dashurie, duke u shprehur gjithnjë se ishin miq. Megjithatë, miqtë kanë zbuluar detaje nga ky raport sa intensiv, aq edhe problematik. Balerina 15 vjet më e vogël filloi të përflitej si e dashura e koreografit vetëm pak muaj nga ndarja e tij me Klaudia Pepën. Në atë kohë, Alba kaloi nga balerinë e “Stop” edhe në vajzën e motit në TV “Klan”.

Vetëm vjet, ajo vendosi t’i dedikohej edhe biznesit, ku provoi një dyqan me veshje, të cilën edhe partneri ia reklamoi shumë në rrjetet sociale.
Në pak vite, Alba i ngjiti shpejt shkallët e karrierës edhe në saj të të dashurit të saj.

Por duket se kësaj historie i ka ardhur fundi. Pas gati 4 vitesh lidhjeje, Albi dhe balerina janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri. Çifti që shpeshherë ishte bërë gati edhe për ta zyrtarizuar këtë lidhje, këtë herë duket se e kanë mbyllur raportin njëherë e mirë.

Bëhet me dije se shkak për këtë ndarje kanë qenë problemet e shpeshta të dyshes, por edhe fakti që familja e të dyve nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje, e cila shpesh hasej në problematika të mëdha.

Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin vend, por duket se rrugët e tyre janë ndarë njëherë e mirë. Alba vijon punët si koreografe e “Stop”, por edhe në minutazhin e saj te moti. Nga ana tjetër Albi, i cili këtë herë i jep fund një tjetër historie dashurie me një balerinë, rikthehet në krye të punëve të tij në TV “Klan”.

Duket se debatet mes tyre kanë qenë aq të ashpra, sa tashmë kanë fshirë njëri-tjetrin nga profilet e tyre në “Instagram”.

 

Albi Nako and Alba Hoxha are one of the couples who never publicly acknowledged their love story. For more than 4 years, the couple has had a relationship with their ups and downs, but it seems they have always found a way to be together.

Asked by the media, they never admitted that there was a love story between them, always saying that they were friends. However, friends have revealed details of this relationship, both intense and problematic. The 15-year-old ballerina began to be rumored to be the choreographer’s girlfriend just a few months after his split with Claudia Pepe. At that time, Alba went from the ballerina of “Stop” to the weather girl on TV “Klan”.

Only years later, she decided to dedicate herself to business, where she tried on a clothing store, which her partner advertised on social media.
In a few years, Alba quickly climbed the career ladder even to that of her boyfriend.

But it seems that this story is over. After nearly 4 years of relationship, Albi and the ballerina have finally separated from each other. The couple, who have often been ready to formalize the relationship, this time seem to have closed the relationship once and for all.

It is reported that the reason for this separation was the frequent problems of the couple, but also the fact that the family of both did not take kindly to this relationship, which was often encountered in big problems.

Both are already working in the same place, but it seems that their paths have parted once and for all. Alba continues to work as a choreographer for “Stop”, but also in her time in the weather. On the other hand, Albi, who this time ends another love story with a ballerina, returns to the top of his work on TV “Klan”.

It seems that the debates between them have been so fierce that they have already deleted each other from their Instagram profiles.