Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një moment që mund të quhet historik, pasi shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke siguruar votën pro të 175 vendeve nga 190 vende që votuan në total.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së.

Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Albania was elected a non-permanent member of the United Nations Security Council on Friday. A moment that can be called historic, as it marks the first time of selection in this position, after 65 years of its membership in the United Nations.

Albania is elected a non-permanent member of the Security Council by securing the pro vote of 175 countries out of 190 countries that voted in total.

The Security Council is a body of 15 members with full powers, 5 of which are permanent, with the United States, France, Russia and China having veto power, and 10 non-permanent members. , with a two-year term.

Albania, Brazil, Gabon, Ghana and the United Arab Emirates were in the race, without competitors from the respective regions, for 5 countries. To be elected, each had to secure two-thirds of the votes of UN member states.

The vote was secret. Albania is the only country that has never been a member of the Security Council. Candidate countries will replace the five current members, Estonia, Nigeria, Saint Vincent and the Grenadines, Tunisia and Vietnam.

The mandate of the new members starts on January 1, 2022 and will serve until December 31, 2023. The other five countries in the group of 10 non-permanent members are India, Ireland, Kenya, Mexico and Norway.