Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë rrethrrotullimit të fshatit Sheq.

Mësohet se viktima është qëlluar brenda makinës së tij dhe si pasojë e plumbave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Shkëlzen Kastrati, rreth 40 vjeç, dhe udhëtonte me një automjet ‘Benz ML’ me targa AB 871 AN.

Ndërkohë pas krimit bëhet e ditur se autori është larguar me një makinë, kurse policia ka ngritur postblloqe të shumta për të kapur autorin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një grup ekspertësh të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse.

Detaje rreth ngjarjes:
Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi paraditen e sotme në Sheq të Fierit, ku mbeti viktimë 40-vjeçari Shkëlzen Kastrati.

Burime bëjnë me dije se Kastrati, i cili u ekzekutua sot me dy plumba është vëllai i Klement Kastratit, të cilit po ashtu i është bërë një atentat 5 vite më parë në Fier, nga i cili mbeti i vrarë një prej miqve të tij Granit Kasaj.

Klement Kastrai i vëllai i viktimës së sotme ka qenë i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.

Klement Kastrati ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier, dhe duket se ngjarja e sotme të jetë vazhdim i përplasjes mes grupeve kriminale. Vëllezërit Kastrati kanë pasur përplasje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në Fier, Altin Binjakun.

Ngjarja sot

Shkëlzen Kastrati është personi i ekzekutuar me dy plumba paraditen e sotme në Fier, në zonën e tregut në Sheq.

Kastrati u ekzekutua pak minuta më parë pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi për minuta të tëra brenda në makinë.

Kastrati është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij tip “Mercedez Benz”, i vrarë me armë zjarri, me dy plumba.

Makina ku gjendet trupi i viktimës ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet, duke qenë se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, e cila është një pikë mjaft e mbipopulluar në qytetin e Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Mjeti tip “Range Rover” me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët është duke u djegur në momentet që flasim në zonën ku do të ndërtohet spitali i ri rajonal i Fierit.

Njoftimi i policisë për vrasjen

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

One person was executed with a firearm in Fier. The serious incident happened around 10:50 near the roundabout of Sheq village.

It is learned that the victim was shot inside his car and as a result of the bullets he died at the scene.

The victim was identified as Shkëlzen Kastrati, about 40 years old, and was traveling in a ‘Benz ML’ vehicle with license plates AB 871 AN.

Meanwhile, after the crime, it is announced that the perpetrator left in a car, while the police set up numerous checkpoints to catch the perpetrator.

A group of experts went to the scene and are investigating the full disclosure of this shocking event.

Details about the event:
New details come to light from the execution that took place this morning in Sheq i Fierit, where 40-year-old Shkëlzen Kastrati remained a victim.

Sources suggest that Kastrati, who was executed today with two bullets, is the brother of Klement Kastrati, who was also assassinated 5 years ago in Fier, from whom one of his friends Granit Kasaj was killed. .

Klement Kastrai, the brother of today’s victim, has been arrested by the police for fines and drug trafficking in Belgium and the Netherlands.

Klement Kastrati was also under investigation for an injury that occurred earlier in Fier, and it seems that today’s event is a continuation of the clash between criminal groups. The Kastrati brothers had a clash with another well-known figure in the criminal world in Fier, Altin Binjaku.

The event today

Shkëlzen Kastrati is the person executed with two bullets this morning in Fier, in the market area in Sheq.

Kastrati was executed a few minutes ago near the market area in Sheq i Fierit, while he was moving with his vehicle “Mercedes Benz”, while the body stayed for minutes inside the car.

Kastrati was found dead inside his “Mercedes Benz” type vehicle, killed with a firearm, with two bullets.

The car where the victim’s body is located went off the road and collided with another vehicle, as the driver lost control after being shot.

The event took place at the Sheqi roundabout, which is a very crowded point in the city of Fier. Numerous Fier Police forces have arrived at the scene, combing the area and working to apprehend the perpetrators.

Given that the event took place at a time when the area had a large presence of citizens, Police are escorting witnesses who may have seen the scheme in which the crime took place.

The vehicle type “Range Rover” with which it is suspected that the perpetrators moved is being burned at the moment we are talking about in the area where the new regional hospital of Fier will be built.

Police report of the murder

Today around 10:30, in the place called “Ura e Sheqit”, an unidentified citizen killed with a firearm the citizen Sh. K., who was in the vehicle type “Benz”.

The perpetrator left the scene with a “Range Rover” type vehicle, which was found by the burned services at the place called “Baltza Overpass”.

Checkpoints have been set up by the Police and the area is being combed to make it possible to catch the perpetrator.