Kalimi me gomone i emigrantëve nga Franca drejt Anglisë është kryefjalë e medias britanike muajin e fundit.

Më shumë se 5000 persona kanë mbërritur në këtë formë në brigjet e jugut të Anglisë. Gazeta “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë sot se kush janë organizatorët e këtij trafiku që prodhon miliona euro.

Policitë e vendeve evropiane kanë lëshuar 20 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë trafik. Duke iu referuar kësaj gazete, Top Channel raporton se në Angli është arrestuar një shqiptar që kërkohet nga Franca për trafik emigrantësh drejt Anglisë.

Ai është Fredi Nika 47 vjeç i arrestuar në zonën Edgware, në veri të Londrës. Franca ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Nikën. “Sunday Express”shkruan se Fredi Nika mbërriti në Angli në vitin 1999 dhe iu dha e drejta e azilit. Nika është dënuar në qershor 2019, në mungesë me 5 vite burg nga një gjykatë franceze për trafik njerëzish.

Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrates në Londër iu tha se sipas konkluzioneve të procesit gjyqësor në Francë, rezulton se Nika ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që sillte emigrantët në Francë e më pas kundrejt shumës 8.000 deri 9.000 stërlina i çonte në Angli.

Sipas gjykatës franceze cituar nga “Sunday Express”, nga shkurti deri në prill 2016, Fredi Nika udhëhoqi 11 operacione trafiku nga Franca për në Angli. Në procesin e ekstradimit, Fredi Nika mohoi përfshirjen në trafik emigrantësh dhe ngriti pretendimin se dikush i kishte vjedhur identitetin.

Megjithatë gjykatësja britanike Nina Tempia tha se ai duhet të ekstradohet në Francë nga ku mund të aplikojë për t’u rigjykuar.
The migrant boat crossing from France to England has been making headlines in the British media for the past month.


More than 5,000 people have arrived in this form off the south coast of England. The “Sunday Express” newspaper has devoted a long article today to who are the organizers of this traffic that produces millions of euros.

Police in European countries have issued 20 international arrest warrants against those involved in the trafficking. Referring to this newspaper, Top Channel reports that an Albanian wanted by France for trafficking migrants to England has been arrested in England.

He is Fredi Nika 47 years old arrested in the Edgware area, north London. France has issued an international arrest warrant for Nika. “Sunday Express” writes that Fredi Nika arrived in England in 1999 and was granted asylum. Nika was sentenced in June 2019, in absentia to 5 years in prison by a French court for human trafficking.

The Westminster Magistrates extradition court in London was told that according to the conclusions of the trial in France, it turns out that Nika was the head of an Albanian criminal organization that brought immigrants to France and then for 8,000 to 9,000 pounds took them to England.

According to the French court quoted by “Sunday Express”, from February to April 2016, Fredi Nika led 11 traffic operations from France to England. In the extradition process, Fredi Nika denied involvement in migrant trafficking and claimed that someone had stolen his identity.

However, British Judge Nina Tempia said he should be extradited to France from where he could apply for a retrial.