Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg ishte sot në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku renditi vaksinat sipas efikasitetit dhe rëndësisë. “Duke u bazuar tek të dhënat që kemi nga studimet e bëra mbi këto vaksina dimë që BioNTech shënon një efikasitet 95%, pra deri tashmë është vaksina më e sigurt.

Por njëkohësisht ka edhe çmimin ndër më të lartët. Pastaj vjen Moderna me një efikasitet që shkon deri në 93%, pastaj është AstraZeneca që ka një efikasitet që shkon deri në 86%. Më pas vjen vaksina ruse, që ndryshe nga vaksina kineze ka disa data transparente, të cilët ne si mjekë dhe akademikë mund t’i referohemi. Efikasiteti i saj shkon në mbi 80%.

Ndërsa vaksina kineze, vetëm në bazë të të dhënave që kemi nga vaksinimi i popullatës, ku kjo vaksinë është dhënë si donacion, janë 70 vende që e kanë dhënë tashmë vaksinën kineze, vijon efikasiteti nga 55% deri në 85%, Pra, kjo është radha e efikasitetit dhe tolerancës për të gjitha vaksinat që ekzistojnë.

Dua të theksoj se patjetër EMA është një strukturë kompetente dhe neutrale, por njëkohësisht e ka monopolizuar pak këtë licencimin, kështu që shumë vende do vendosin ta marrin vaksinën edhe nëse nuk është vula e EMA”, bëri të ditur mjekja shqiptare në Gjermani.

 

The President of the Federation of Albanian Doctors in Europe, Aurora Dollenberg was today in a “Skype” connection for “Wake Up”, where she ranked the vaccines according to their efficiency and importance. “Based on the data we have from studies done on these vaccines, we know that BioNTech marks a 95% efficiency, so far it is the safest vaccine.

But at the same time it has the highest price. Then comes Moderna with an efficiency that goes up to 93%, then it is AstraZeneca that has an efficiency that goes up to 86%. Then comes the Russian vaccine, which unlike the Chinese vaccine has some transparent dates, which we as doctors and academics can refer to. Its efficiency goes to over 80%.

While the Chinese vaccine, only based on the data we have from the population vaccination, where this vaccine was given as a donation, there are 70 countries that have already given the Chinese vaccine, the efficiency continues from 55% to 85%, So this is the order of efficacy and tolerance for all existing vaccines.

I want to emphasize that EMA is definitely a competent and neutral structure, but at the same time it has monopolized this licensing a bit, so many countries will decide to get the vaccine even if it is not the stamp of EMA “, said the Albanian doctor in Germany.