Shqiptari pushton mediat e huaja/ Propozimi për martesë i djeg shtëpinë, por ai nuk e lë me aq!

Një propozim për martesë i dalë jashtë kontrollit- kjo është historia e një shqiptari i cili pasi kishte përgatitur çdo gjë për t’iu ulur në gjunjë të dashurës e për t’i kërkuar të martohej me të, shtëpia i mori flakë.

Lajmi, i cili ka pushtuar rrjetet sociale ka në qendër të vëmendjes një 26-vjeçar me origjinë shqiptare, Albert Ndreu, i cili jeton në Britaninë e Madhe.

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij, Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme. Kështu i riu e mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tullumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?”, ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Pasi Ndreu përfundoi përgatitjet, shkoi për të marrë të dashurën por për fat të keq kur u kthye e gjeti shtëpinë të përfshirë nga flakët. Menjëherë tre ekuipazhe zjarrfikësesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin që për fat të mirë nuk lëndoi asnjë person.

Megjithatë, kjo ndodhi nuk e zmbrapsi Albertin. Në banesën e djegur, ku vetëm muret kishin mbetur dhe gjithçka tjetër ishte kthyer në hi, ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar 22-vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen “PO”.

An out-of-control marriage proposal – this is the story of an Albanian who, after preparing everything to get on his girlfriend’s knees and ask her to marry him, the house caught fire.

The news, which has invaded social networks, focuses on a 26-year-old man of Albanian origin, Albert Ndreu, who lives in Great Britain.

Albert had decided to propose to his girlfriend, Valerija Madevic, in the most romantic way possible. So the young man filled the house with candles, lots of lights and 60 balloons. In the images published by the media, it can be seen that with candles lit on the floor, he had written “Marry me?”, While around there were rose petals and a bottle of wine.

After Ndreu finished the preparations, he went to get his girlfriend but unfortunately when he returned he found the house engulfed in flames. Immediately three crews of firefighters from “Yorkshire Fire and Rescue” arrived at the scene extinguishing the fire that fortunately did not injure anyone.

However, this did not deter Albert. In the burned apartment, where only the walls were left and everything else had turned to ashes, he sat on his knees and proposed to the 22-year-old for marriage, where he received the answer “YES”.