Një 40-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në orët e para të ditës së sotme në Kalavryta, Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte disa plagë në trup, ndërsa pranë tij buzë rrugës u gjet edhe një motor. Dyshimet e para janë se shqiptari është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë në vend, në fshatin Skepasto. Shqiptari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël.

40-vjeçari është gjetur nga banorët e zonës, të cilët ashtu si familja janë të tronditur. “Komuniteti lokal është i tronditur. Të njohurit dhe miqtë e tij nuk mund ta besojnë mënyrën në të cilën ai humbi jetën” shkruajnë mediat në vendin fqinj, teksa publikojnë edhe foton e tij me gruan.

A 40-year-old Albanian was found dead in the early hours of today in Kalavryta, Greece. Greek media write that the Albanian had several wounds on his body, while a motorcycle was found next to him on the side of the road. The first suspicions are that the Albanian had an accident and died on the spot, in the village of Skepasto. The Albanian was married and had a young son.

The 40-year-old was found by locals, who like the family are shocked. “The local community is shocked. “His acquaintances and friends can not believe the way in which he lost his life,” write the media in the neighboring country, while publishing his photo with his wife.