Këngëtari shqiptar, Eduart Derka ka folur për emisionin “Shqipëria live” në një lidhje direkte nga burgu i Korydallos, ku pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë.

Derka tregon se punonte bodyguard për dikë në Greqi, derisa ky i fundit i kërkoi të bëjë vrasje me pagesë.

“Isha bodyguard, kujdesesha për fëmijët e dikujt. Më vonë, më tha që t’i vrisja dikë.

Thjesht kisha bërë foto me armën që më kishte dhënë pronari. Më tha ma jep se do të jap armë tjetër, por ia dha atë armë dikujt që bëri grabitje. Kështu u dënova unë. Donin të më akuzonin për vrasës serial. Nuk ka asnjë lidhje me mua, unë jam thjesht këngëtar. Kam qenë në shtëpinë e pronarit, 24 orë. Personi që ka bërë disa vjedhje ishte kushëriri im, më futi dhe mua në atë mes”, u shpreh këngëtari.

Sipas tij, ish-pronari ka paguar disa të burgosur për ta vrarë. “Unë dyshoj që e kam nga ish-pronari të gjitha. Më kanë goditur, më kanë thyer këmbën, kam shpëtuar 5 herë”.

Eduardi rrëfen se vetë ish-pronari ka qenë vrasës: “E ka emrin Dionis Korfiates, jeton në Zaqifo, është nga Athina, ka prona, hotele, skafe. Ka vrarë një polic në 2008 dhe dy shqiptar. Unë i di se kam qenë në shtëpi. Më ka afruar lekë për të vrarë. Në vrasjen e vitit 2017, kishte paguar dikë tjetër, isha aty kur ndodhi. Unë pa bërë asgjë, kam tre vite e gjysmë këtu brenda. Prokuroria ishte e paguar nga avokatët e pronarit”.

Ai kërkon ndihmë nga institucionet shqiptare, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. “Kërkoj ndihmë nga shteti shqiptar, të bëj ndërhyrje. Kur më fusin në skaner dhe shohin sa është mpiksja e gjakut, habiten doktorët, thonë si jeton. Më nevojitet një operacion me patjetër”, rrëfeu shqiptari.

Albanian singer, Eduart Derka spoke about the show “Albania live” in a direct link from Korydallo prison, where he claims that he was unjustly convicted.

Derka reveals that he worked as a bodyguard for someone in Greece, until the latter asked him to commit paid murder.

“I was a bodyguard, taking care of someone’s children. Later, he told me to kill someone.

I had just taken pictures with the gun the owner had given me. He told me he would give me another weapon, but he gave that weapon to someone who committed robbery. That’s how I was punished. They wanted to accuse me of being a serial killer. It has nothing to do with me, I’m just a singer. I was at the owner’s house, 24 hours. “The person who committed some thefts was my cousin, he put me in the middle”, said the singer.

According to him, the former owner paid several prisoners to kill him. “I suspect I got it all from the former owner. “They hit me, broke my leg, I escaped 5 times”.

Eduardi confesses that the former owner himself was a murderer: “His name is Dionis Korfiates, he lives in Zaqifo, he is from Athens, he has properties, hotels, boats. He killed a policeman in 2008 and two Albanians. I know I was home. He approached me with money to kill. In the 2017 murder, he had paid someone else, I was there when it happened. I did nothing, I have three and a half years in here. The prosecution was paid by the owner’s lawyers.

He seeks help from Albanian institutions, as his health condition is aggravated. “I ask for help from the Albanian state, to intervene. When they put me on the scanner and see how much blood clots there are, the doctors are surprised, they say how he lives. I definitely need an operation “, the Albanian confessed.