Prokuroria e Tiranës dërgon letërporosi në Barcelonë në kuadër të hetimit për skandalin e heqjes së zemrës së 33-vjeçarit shqiptar që u kthye i pa jetë në atdhe pa organin jetësor.

Pas nisjes së hetimeve në tetor 2020, prokurorët e çështjes në Tiranë, nëpërmjet një letërporosie i kanë kërkuar homologëve të tyre spanjollë që të nisin hetimet, duke kryer verifikime në spitalin ku ka qënë i shtruar, 33-vjeçari Saimir Sula.

Prokuroria e Tiranës, kërkon nga pala spanjolle, që të pyeten mjekët dhe infermierët, të cilët kanë dhënë mjekimin për Saimir Sulën ndërkohë që kërkohet edhe informacion se në çfarë rrethanash dhe arsyesh, është vendosur heqja e zemrës së 33-vjeçarit dhe më pas dorëzimi i trupit të pajetë dhe pa zemër, tek familjarët.

Një tjetër kërkesë e prokurorisë shqiptare për palën spanjolle është edhe kryerja e verifikimeve për të mësuar se ku është çuar zemra e Saimir Sula, është mbajtur në laborator mjekësor apo i është nënshtruar një transplanti të mundshëm tek persona të tjerë.

Prokuroria Shqiptare kërkon të administrohet zyrtarisht dhe një kopje të kartelës mjekësore, megjithëse disa nga dokumentat e saj janë siguruar nëpërmjet familjarëve të viktimës, Saimir Sula.

Për hetuesit shqiptarë është me rëndësi të verifikohet edhe nëse 33-vjeçari Shqiptar ka marë ose jo trajtim mjekësor në ndonjë klinikë tjetër, përveç spitalit ku ka ndëruar jetë.

Skandali i heqjes së zemrës së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, është zbuluar rastësisht nga familjarët e viktimës në Tiranë, të cilët pasi zbuluan trupin, konstatuan se djali i tyre kishte një të çarë në zemër.

Ky dyshim u mbështet dhe nga mjekësia ligjore, e cila i tha prokurorisë së Tiranës se Shqiptarit që kishte mbëritur i pajetë nga Spanja, i mungonte zemra.

“Ora News”, publikoi e para lajmin për skandalin e heqjes së zemrës së një shqiptari në Spanjë, ndërkohë hetimet për këtë ngjarje vijojnë nga prokuroria e Tiranës.

Deri në këtë fazë ka marë në pyetje motrën e viktimës Sula, shtetasen M.Sula dhe disa persona të tjerë. Saimir Sula, vitin e kaluar ishte shtruar për një periudhë 3 mujore, në një spital në Barcelonë, pasi vuante nga një infeksion për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

The Tirana Prosecutor’s Office sends a letter to Barcelona in the framework of the investigation into the scandal of removing the heart of the 33-year-old Albanian who returned homeless without a vital organ.

After the start of the investigation in October 2020, the prosecutors of the case in Tirana, through a letter have asked their Spanish counterparts to start the investigation, conducting verifications in the hospital where 33-year-old Saimir Sula was hospitalized.

The Tirana Prosecutor’s Office requests from the Spanish side to ask the doctors and nurses who gave the treatment to Saimir Sula, while also requesting information on the circumstances and reasons, it was decided to remove the 33-year-old’s heart and then hand over the lifeless and heartless body, to family members.

Another request of the Albanian prosecution for the Spanish side is to carry out verifications to find out where Saimir Sula’s heart was taken, kept in a medical laboratory or underwent a possible transplant to other people.

The Albanian Prosecution seeks to be officially administered and a copy of the medical card, although some of its documents were obtained through the relatives of the victim, Saimir Sula.

For Albanian investigators, it is important to verify whether or not the 33-year-old Albanian received medical treatment in any clinic other than the hospital where he died.

The scandal of removing the heart of Saimir Sula in Barcelona, ​​Spain, was accidentally discovered by the relatives of the victim in Tirana, who after discovering the body, found that their son had a crack in the heart.

This suspicion was supported by forensic medicine, which told the Tirana prosecutor’s office that the Albanian who had arrived dead from Spain, lacked heart.

“Ora News”, first published the news about the scandal of removing the heart of an Albanian in Spain, while the investigations for this event continue by the Tirana prosecutor’s office.

Up to this stage, he has interrogated the victim Sula’s sister, citizen M.Sula and several other persons. Saimir Sula, last year was hospitalized for a period of 3 months, in a hospital in Barcelona, ​​after suffering from an infection due to the consumption of narcotics.