Në foto: majtas viktima Ylber Xhahysa, djathtas autori i vrasjes Leonard Bashaliu

Kush është 45-vjeçari që u vra në Peqin, pas ngjarjes autori shkoi i qetë në shtëpi.

Krimi tronditi sot Peqinin Ylber Xhahysa, 45-vjeç mbeti i vrarë në një lokal në qendër të Njësisë Administrative Gjocaj pasi u qëllua katër herë me pistoletë nga Leonard Bashaliu 40 vjeç me banim në këtë fshat.

45-vjeçari është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Peqinit përr të marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ndërsa autori i vrasjës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima Ylber Xhahysa ka qenë duke konsumuar kafe në një tavolinë bashkë me disa shokë të tjerë, ndërsa autori i vrasjes është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë.

Menjëherë pas ngjarjes policia identifikoi dhe kapi Leonard Bashaliun në banesën e tij i cili nuk ka bërë rezistencë.

Banorët e fshatit shprehen se i njohin për djem të mirë si autorin dhe viktimën. Por ata shprehen se nuk e dinë se përse dhe si ndodhi ngjarja.

Brenda lokalit shihet se administratorja ka shpëtuar për mrekulli pasi një nga plumbat ka shpuar banakun.

Policia e ka klasifikuar ngjarjen për motive banale. Vetë autori mësohet se ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike edhe për shkak të varfërisë dhe problemeve që kishte në familje me shëndetin e babait dhe vëllait. Gjithashtu ai ka deklaruar që Xhahysa i kishte gërvishtur mjetin vite më parë dhe që nga ajo kohë ai e kishte sfiduar.

Por dëshmitë në vendngjarje sjellin një version tjetër. Jashtë kamerave banorët që i njohin të dy protagonistët e kësaj ngjarje, shprehen se sherri mes tyre ka lindur që kur ata ishin në Itali. Ndërsa në lokalin ku ndodhi vrasja tregojnë se sherri mes tyre nisi pikërisht në këtë lokal kohë më parë kur viktima Ylber Xhahysa ndërhyri për të shuar një sherr mes Lenord Bashaliut dhe një personi tjetër. Leonard Bashaliu e ka konsideruar këtë ndërhyrje sikur ai ka mbajtur anën e personit tjetër.

Gjithsesi çështja është nën hetim. Në cilësinë e provës materiale është administruar pistoleta me të cilën u krye vrasja, gëzhojat e plumbave dhe prova të tjera në vendgjarje.

Who is the 45-year-old who was killed in Peqin, after the event the perpetrator went home quietly.

The crime shook Peqin today. Ylber Xhahysa, 45 years old, was killed in a bar in the center of the Gjocaj Administrative Unit after he was shot four times with a pistol by Leonard Bashaliu, 40 years old, living in this village.

The 45-year-old was rushed to the hospital in Peqin to receive first aid, but due to the injuries received, there was no possibility of rescue. While the perpetrator of the murder has left the scene.

The victim Ylber Xhahysa was consuming coffee at a table with some other friends, while the perpetrator approached and shot him several times with a pistol.

Immediately after the event, the police identified and arrested Leonard Bashali in his apartment who did not resist.

The villagers say they know them as good boys as the perpetrator and the victim. But they say they do not know why and how the incident happened.

Inside the bar it can be seen that the administrator miraculously escaped after one of the bullets pierced the counter.

Police have classified the event for banal motives. The perpetrator himself is said to have stated to the police that he committed the crime in a serious psychological condition also due to poverty and the problems he had in the family with the health of his father and brother. He also stated that Jahysa had scratched his vehicle years ago and since then he had challenged her.

But the evidence at the scene brings a different version. Off-camera residents who know the two protagonists of this event, say that the quarrel between them has arisen since they were in Italy. While in the bar where the murder took place, they show that the quarrel between them started exactly in this bar some time ago when the victim Ylber Xhahysa intervened to put an end to a quarrel between Lenord Bashaliu and another person. Leonard Bashaliu has considered this intervention as if he has sided with the other person.

Anyway the issue is under investigation. The material with which the murder was committed, the bullets, bullet casings and other evidence at the scene were administered as material evidence.