Ambasadori Luigi Soreca, ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf zhvilluan sot takime me drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në axhendë ishin drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PS Taulant Balla dhe drejtuesja e Nismës “Thurje” Rudina Hajdari.

Luigi Soreca: Donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë që në krye të çeljes së fushatës zgjedhore, në deklaratën e përbashkët zgjedhore të 25 marsit.

Donim të shihnim një fushatë të përqëndruar te programet, te qytetarët shqiptarë dhe nevojat e tyre dhe jo të përqëndruar te sulmet dhe intimidimet.

Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, njëkoëhsisht dëgjuam dhe këndvështrimet dhe shqetësimet e tyre.

Ajo çka është vërtet e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin.

Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, mos harroni se blerja e votës është vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal. Dëgjuam gjithashtu për shitje vote, edhe kjo vepër penale e parashikuar nga neni 328 i kodit penal.

Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 skuadra të BE dhe shteteve anëtare që do të vizitojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, disa prej nesh do të kthehen këtu në Elbasan.Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe BE, të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Të njëjtat mesazhe u përsëritën dhe nga ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Elisabeth Barsacq: Mendoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa u intimiduar, pa shitur dhe pa blerë votën.

Peter Zingraf: Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE dhe më vjen shumë mirë që gjendemi këtu, folëm me disa nga kandidatët. Do të vëzhgojmë dhe zgjedhjet.

Pyetur nga TV Klan se çfarë rrezikon Shqipëria nëse nuk zhvillohen zgjedhje të lirshma dhe të ndershme Soreca u shpreh se ky është një test i rëndësishëm për një vend demokratik që aspiron në familjen evropiane. Të hënën do të kemi një raport paraprak të OSBE ODHIR.

Ambassador Luigi Soreca, French Ambassador to Albania Elisabeth Barsacq and German Ambassador Peter Zingraf held meetings today with the political leaders of the Elbasan region for the April 25 elections.

On the agenda were the political leader of the Democratic Party Gazment Bardhi, the political leader of the Socialist Party Taulant Balla and the leader of the “Knitting” Initiative Rudina Hajdari.

Luigi Soreca: We wanted to convey the message we have conveyed since the beginning of the election campaign, in the joint election statement of March 25.

We wanted to see a campaign focused on programs, Albanian citizens and their needs and not focused on attacks and intimidation.

We repeated this message to all the leaders we met, and at the same time listened to their views and concerns.

What is really important and very essential for this election is to be free, fair and transparent and for all parties to accept the result.

We heard concerns about vote buying, do not forget that vote buying is a criminal offense, provided by Article 328 of the Criminal Code. We also heard about the sale of votes, this criminal offense provided by Article 328 of the Criminal Code.

We will be observing the elections, 40 EU teams and member states that will visit the polling stations on election day, some of us will return here to Elbasan. These elections are extremely important not only for Albanian citizens but also EU, the future of Albania in the EU.

The same messages were repeated by the French Ambassador, Elisabeth Barsacq and the German Ambassador, Peter Zingraf.

Elisabeth Barsacq: I think the removal of hate speech would be the next very important thing for the elections here in Albania. It is very important that the elections are free and fair and that voting is done without intimidation, without selling and without buying votes.

Peter Zingraf: These elections are very essential for Albania and the EU and I am very glad to be here, we talked to some of the candidates. We will also observe the elections.

Asked by TV Klan what Albania is in danger if free and fair elections are not held, Soreca said that this is an important test for a democratic country that aspires to the European family. On Monday we will have a preliminary OSCE ODHIR report.