Duke përfaqësuar Kosovën, Lorinda Kolgeci u kurorëzua Miss Globe 2020 që është mbajtur më 12 Nëntor 2020 në Tiranë. Ajo doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera.

Lorinda është gjithashtu modele dhe aktore. Ajo ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”, përcjell Express Rozë.

Udhëhequr nga Miss Albania 1995 Hygerta Sako, nata e kurorëzimit Miss Globe 2020 u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë, Shqipëri. Ishte edicioni i 47-të i konkursit ndërkombëtar të bukurisë që mbahet çdo vit nga Shoqata Deliart, me seli në Tiranë.

Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996.

Madje vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.

‘Mbesa ime Lorinda Kolgeci do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’, jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë .P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore’, ka zbuluar Diellza Kolgeci.

Representing Kosovo, Lorinda Kolgeci was crowned Miss Globe 2020 which was held on November 12, 2020 in Tirana. She came out first among the other 41 candidates.

Lorinda is also a model and actress. She has worked with some of the best designers and photographers in Europe and has appeared in the series “O sa mirë”, reports Express Rozë.

Led by Miss Albania 1995 Hygerta Sako, the night of the Miss Globe 2020 coronation took place in the Olympic Park in Tirana, Albania. It was the 47th edition of the international beauty contest held every year by the Deliart Association, based in Tirana.

Lorinda is the granddaughter of Albanian model and actress, Diellza Kolgeci, who was crowned Miss Kosovo in 1996.

Diellza herself has even shown that she has supported her granddaughter in this way.

‘My granddaughter Lorinda Kolgeci will represent Kosovo in‘ Miss Globe 2020 ’, I am very happy for Lorinda because I know that she will represent the state of Kosovo in the best way .P.S. normal, I believe that she will also win the title of ‘Miss Globe 2020’ because for this reason I proposed her to compete, therefore I want victory ’, revealed Diellza Kolgeci.