Ka nisur sot procesi mësimor edhe në shkollat e mesme të qarkut të Elbasanit.

Bazuar në urdhrin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave higjienike që duhet të ndjekë çdo shkollë, janë respektuar distancat 1.5 deri në 2 metër si dhe maskat dhe dorezat mbrojtëse. Gjithashtu çdo shkollë ka marrë masat për matjen e temperaturës dhe dezinfektantët.

Në klasa është respektuar distancomi fizik mes nxënësve dhe dritaret janë mbajtur hapur.

Sipas drejtoreshës së Zyrës Arsimore Vendore Anila Çota procesi ka nisur në 22 godina. Janë gjithsej 1684 maturantë dhe 1482 kishin planifikuar të marrin pjesë. Por sot janë paraqitur 1292 nxënës ose 392 mungesa gjë që lidhet me arsyet mungesës së aksesit në transport.
Megjithatë drejtoresha u shpreh se nuk do lihen jashtë vëmendjes do zhvillojnë mësim online për të gjitha provimet.

Sipas zj. Çota në të gjitha shkollat janë siguruara mjedise të higjienizuara me dezinfektantë maska dhe doreza përmes Ministrisë së Arsimit si dhe nga bashkia Elbasan. Masat janë marrë edhe në shkollat jo publike.

Në të gjitha shkollat, veç stafit mësimor ka mjekë dhe infermierë që do të mbikëqyrin procesin e mësimit.

Që në mëngjes është matur temperatura për çdo nxënës. Nga raportimet vetëm 2 nxënës kanë rezultuar me temperaturë dhe janë kthyer në shtëpi. Po ashtu 2 nxënës të rikthyer jashtë shtetit janë vetëkarantinuar.

Drejtoresha nënvizon se nxënësit kishin një lloj ankthi dhe stresi por trajtimi psiko-social.

Në urdhër thuhet se: “Nxënësit, studentët dhe mësuesit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të ruajnë distancën fizike. Të gjithë duhet të masin temperaturën me termometër digjital. Gjatë procesit mësimor dritaret e klasës duhet të mbahen të hapura dhe në hyrje dhe dalje të shkollave vendoset solucion dezinfektues”.

The teaching process has started today in the high schools of the district of Elbasan.

Based on the order issued by the Ministry of Health within the hygienic measures that should be followed by each school, the distances of 1.5 to 2 meters as well as the masks and protective gloves have been respected. Also, each school has taken measures to measure the temperature and disinfectants.

In the classroom, the physical distance between the students was respected and the windows were kept open.

According to the director of the Local Education Office, Anila Çota, the process has started in 22 buildings. There are a total of 1684 graduates and 1482 had planned to participate. But today there are 1292 students or 392 absences, which is related to the reasons for the lack of access to transport.
However, the principal said that they will not be left out, they will teach online for all exams.

According to Ms. The rooms in all schools are provided with hygienized facilities with disinfectants, masks and gloves through the Ministry of Education and the Municipality of Elbasan. Measures have also been taken in non-public schools.

In all schools, in addition to the teaching staff, there are doctors and nurses who will oversee the teaching process.

Since the morning, the temperature has been measured for each student. From the reports only 2 students have resulted in fever and have returned home. Also, 2 students who returned abroad were self-guaranteed.

The principal points out that the students had some kind of anxiety and stress but psycho-social treatment.

The order states: “Pupils, students and teachers must be equipped with masks and maintain physical distance. Everyone should measure the temperature with a digital thermometer. During the teaching process, the classroom windows should be kept open and a disinfectant solution should be placed at the entrances and exits of the schools ”.