Pas vuajtjes së dënimit, kosovari Ruzhdi Buzhala do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet 58-vjeçari Nga Kosova, i cili ka goditur për vdekje me thikë gruan shqiptare nga Ishull-Lezha, Almën, si dhe kunatën e tij Ilda në Hausen, Aargau, në fillim të janarit 2018, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Qarkut në Brugg AG e ka shpallur dje atë fajtor për vrasje të shumëfishtë.

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai duhet të bëjë po ashtu pagesa të zhdëmtimit për të afërmit e viktimave, përfshirë tre fëmijët e tij.

Gjykata e Qarkut, me këtë vendim ka përmbushur kërkesat e prokurorit. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Aargau.

I akuzuari kishte deklaruar se kishte qenë në vetëmbrojtje pasi, sipas tij, gratë e kishin sulmuar atë me thika. Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka bërë lutje për pafajësi të plotë dhe kompensim të një çerek milioni franga zvicerane për dënimin e mëparshëm me burg.

Por, bazuar në provat ekzistuese, gjykata nuk ka dyshime se burri i kishte vrarë si gruan e tij 38-vjeçare, edhe motrën e saj 31-vjeçare që ishte për vizitë, me dy dhe tre plagë thike në apartamentin e familjes në Hausen, mëngjesin e 8 janarit 2018. Pastaj ai i kishte vënë një thikë në dorë, kunatës së vdekur dhe i kishte shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes duke thënë se mezi i kishte shpëtuar vdekjes!!!

Lëndimet duhet të jenë shkaktuar nga përleshja, sipas avokatit, se ai nuk ka lënduar askënd me qëllim.

After serving his sentence, Kosovar Ruzhdi Buzhala will be deported from Switzerland for 15 years. In prison, he must undergo outpatient therapy for five years. The 58-year-old from Kosovo, who stabbed to death an Albanian woman from the island of Lezha, Alma, as well as his sister-in-law Ilda in Hausen, Aargau, at the beginning of January 2018, was sentenced to life imprisonment. The District Court in Brugg AG yesterday found him guilty of multiple murders.

After serving his sentence, the Kosovar will be deported from Switzerland for 15 years. In prison he has to undergo outpatient therapy for five years, reports albinfo.ch. He must also make compensation payments to the relatives of the victims, including his three children.

The District Court, with this decision has met the requirements of the prosecutor. The decision is not yet final. He can be attacked in the High Court of the Canton of Aargau.

The accused had stated that he had been in self-defense after, according to him, the women had attacked him with knives. For this reason, his defense attorney has pleaded for complete innocence and compensation of a quarter of a million Swiss francs for his previous prison sentence.

But, based on existing evidence, the court has no doubt that the man had killed both his 38-year-old wife and her 31-year-old sister on a visit, with two and three stab wounds to the family apartment in Hausen, in the morning. of January 8, 2018. Then he had put a knife in his hand, his dead sister-in-law and had caused superficial wounds to himself saying that he had barely escaped death !!!

The injuries must have been caused by the fight, according to the lawyer, that he did not intentionally hurt anyone.