Një përleshje me kacavida e më pas me armë zjarri është regjistruar rreth mesditës në  Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu në afërsi të Stadiumit Elbasan Arena në një nga rrugët më të populluara të qytetit.

Si pasojë e kësaj përleshje mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në një spital në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ka qenë  shtetasi Ervis Çaushllari ai që ka qëlluar në drejtim të një makine tip “Mazda” e cila ishte në ecje dhe më pas ai është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Përdorimi i armës ka ardhur, si pasojë e një konflikti të çastit mes drejtuesit të automjetit Mazda, dhe Çaushllarit. Fillimisht mësohet se ka qenë shoferi ai që e ka qëlluar me një kaçavidë dhe në përleshje e sipër Ervis Çaushllari, ka nxjerë armën dhe e ka qëlluar të paktën 5 herë në drejtim të tij të.

Pas kësaj ai është larguar nga vendngjarja dhe policia e Elbasanit ndodhet në kërkim të tij.

Çaushllari njihet si person me precedent penalë dhe besohet se nga kjo përleshje, ai ka mbetur i plagosur me kaçavidë.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Ky i fundit u padit në shkurt të këtij viti nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj, ndërkohë që e goditi edhe me grushte.

Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Elbasanit dhe u kap nga disa kamera sigurie. Më pas, personi i dhunuar shkoi në polici për të bërë denoncimin. Pas denoncimit, ai deklaroi për mediat se ishte kërcënuar nga një tjetër person, i afërt i Çaushollit për ta tërhequr ç’ka kishte thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Policia ka shoqëruar dhjetë dëshmitarë okularë të atentatit të dështuar në zonën e stadiumit në Elbasan, të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me pistoletë ndaj një makine në lëvizje.

Çausholli ishte shoqëruar disa herë në polici si i dyshuar për disa ngjarje në Elbasan, por më pas ishte liruar duke u gjetur i papërfshirë në to.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

A fight with screwdrivers and then with firearms was recorded around noon in Elbasan.
The event took place in the Emin Matraxhiu neighborhood near the Elbasan Arena Stadium on one of the most populated streets in the city.

As a result of this clash, it is learned that a person was seriously injured and was sent urgently to a hospital in Tirana.

Sources suggest that it was the citizen Ervis Çaushllari who shot in the direction of a “Mazda” type car which was walking and then he left quickly in the direction of the defendant.

The use of the weapon came as a result of an instant conflict between the driver of the Mazda vehicle and Çaushllari. Initially it is learned that it was the driver who shot him with a screwdriver and in the ensuing fight Ervis Çaushllari, pulled out his weapon and shot him at least 5 times in his direction.

After that, he left the scene and the Elbasan police are looking for him.
Çaushllari is known as a person with a criminal record and it is believed that from this fight, he was injured with a screwdriver.

Çausholli, otherwise known as “Korçari” is a well-known name for the police in Elbasan, as it turns out to be involved in several other criminal events in the city.

The latter was sued in February this year by a citizen for violence after he stopped her with a car trying to get her out of it, while he also hit her with fists.

The incident took place in the middle of the city of Elbasan and was captured by several security cameras. The raped person then went to the police to make the report. After the denunciation, he stated to the media that he had been threatened by another person, close to Çausholl, to withdraw what he had said in front of the Judicial Police officers.

Police have escorted ten eyewitnesses to the failed assassination attempt in the area of ​​the stadium in Elbasan, who were there when he was shot with a pistol at a moving car.
Chausholli was accompanied several times to the police as a suspect for several events in Elbasan, but was later released being found not involved in them.

Notification to the police
At around 11:50, in the “Emin Matraxhiu” neighborhood, Elbasan, it is suspected that during a conflict, a firearm was fired at a vehicle. The suspected perpetrator abandoned the vehicle and fled. So far there is no notification either from the hospital or from the citizens for any injured person.

The investigative team is at the scene and is working to clarify the circumstances of the event, identify and apprehend the perpetrator (s).

Police services are combing the area in which it is suspected that the perpetrator who shot with a firearm may have been hiding.