Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se 5 pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë janë bërë 778 teste dhe kanë rezultuar 177 raste të reja me Covid.

Numri më i madh i infektimeve rezultoi në Shkup- 96, më pas në Tetovë- 19 dhe në Koçan 10. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve shkon në 21113, i të shëruarve 16301, ndërsa i të vdekurve 797.Numri i rasteve aktive është 4015.

Nesër, pritet që të mblidhet qeveria dhe të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen.

E javën e kaluar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë:

– Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.

– Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.

– Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.

The Ministry of Health in Northern Macedonia has announced that 5 patients have died from coronavirus in the last 24 hours. Meanwhile 778 tests have been done and 177 new cases with Covid have resulted.

The largest number of infections resulted in Skopje – 96, then in Tetovo – 19 and in Kocani 10. Meanwhile, the total number of diagnosed goes to 21113, of cured 16301, while of the dead 797. The number of active cases is 4015.

Tomorrow, the government is expected to convene and decide which of the measures proposed by the Infectious Diseases Commission last week will be accepted and which will be rejected.

Last week, the Infectious Diseases Commission proposed to the Government to approve:

– Mandatory wearing of the mask outdoors.

– Prohibition of grouping in public space after 22:00.

– Restriction of guests in the house, not more than four people.

The Minister of Health, Venko Filipce, announced this weekend that if the number of infected continues to increase and the measures are not respected, the possibility of re-imposing quarantine in certain parts of the country is not ruled out.