Hapen aplikimet për praktikën e studentëve në Administratë/ Kriteret dhe si bëhet aplikimi
Prej datës 9 mars deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar studimet në bachelor do të kenë mundësi të kryejnë praktikën pranë administratës shtetërore, njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe shoqërive tregtare.

Ministria e Arsimit ka publikuar në fletoren zyrtare thirrjen për studentët në kuadër të planit kombëtar të praktikave të punës. Brenda muajit shkurt studentët mund të aplikojnë online në platformën zyrtare të programit në http://praktika.arsimi.gov.al/

Por për t’u bërë pjesë e programit studenti duhet që të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Kriteret e aplikimit:

Mosha e aplikantëve duhet të jetë nga 21-26 vjeç, aplikantët duhet të kenë mbaruar bachelorin dhe nuk duhet të kenë qenë pjesë e e programit në thirrjet e mëparshme.

Studentët në momentin e plotësimit të formularit duhet që të shënojnë studimet që kanë mbaruar, mesataren si dhe një letër motivuese në të cilën do të shpjegojnë se si kjo praktikë do ti ndihmojë të rriten profesionalisht.

Studenti do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, në orar zyrtar dhe për t’u certifikuar duhet të ketë marrë pjesë minimalisht në 80% të periudhës së zhvillimit të programit.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të një vlerësimit nga komisioni prej 3 personash që ngrihet pranë institucioneve pjesëmarrëse, ku vlerësimi maksimal arrin në 40 pikë.

Shpallja e fituesve bëhet brenda 10 ditëve nga mbyllja e aplikimit dhe do të lajmërohen nga vetë institucioni që i ka përzgjedhur.

Qëllimi i këtij programi është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohje me sistemin administrativ publike.

 

Students who have completed their bachelor’s degree from 9 March to 9 June will have the opportunity to complete internships with state administration, local government units, and business organizations.

The Ministry of Education has published in its official journal the call for students under the national plan of work practices. Within February, students can apply online at the official program platform at http://praktika.arsimi.gov.al/

But to become a part of the program the student must meet the following criteria:

Application Criteria:

Applicants must be 21-26 years of age, applicants must have completed a bachelor’s degree and must not have been part of the program in previous calls.

Students, when completing the form, should write down their completed studies, average, and a cover letter explaining how this practice will help them grow professionally.

The student will work internship at the institution where he / she is admitted, daily, Monday through Friday, on an official schedule and must have attended at least 80% of the program development period to be certified.

Candidates will be selected on the basis of an evaluation by a 3-person commission set up by the participating institutions, with a maximum score of 40 points.

The announcement of the winners is made within 10 days of the closing of the application and will be announced by the institution that has selected them.

The purpose of this program is to provide a qualifying experience, which affects the development of professional skills and their practical skills in familiarity with the public administrative system.

Loading...